Ndokaj: Qeveria, diskriminuese ndaj komunitetit rom
Kandidati për deputet i PDK-së në Tiranë, Jak Ndokaj, zhvilloi dje një takim elektoral në zonën e Laprakës. Gjatë bashkëbisedimit me komunitetin rom, ai i ka vlerësuar si raciste dhe diskriminuese politikat e ndjekura nga qeveria dhe pushteti lokal për këtë komunitetet. Sipas tij, më mirë se kudo këto politika shihen qartazi në Laprakë kur familjet rome janë larg të jetuarit në kushte normale. Ndokaj akuzoi edhe deputeten e PD-së së kësaj zone, e cila, sipas tij, jo vetëm nuk ka lëvizur as gishtin për përmirësimin e jetës në këtë zonë, por më shumë ka shtuar radhët e ujit të pijshëm me bidonë.