E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Tregu industrial, sipas standardeve tregtare

Kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, ishte dje në tregun industrial të qytetit, ku pa nga afër kushtet ku ushtrojnë aktivitet privat 300 tregtarë. Ministri në detyrë premtoi se tregu industrial do të ketë standardet e qendrave tregtare. Qytetarët i kanë kërkuar Olldashit të mos largohen nga ky treg, pasi Bashkia e Fierit ka kërkuar transferimin e tyre. Kandidati i PD-së, Olldashi, theksoi se tregtarët me aktivitetin e tyre të ligjshëm, paguajnë taksat dhe bashkia ka për detyrë që t‘ju sigurojë kushtet e duhura për të tregtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›