Rama: Rrugaçët, larg duart nga votat
Nuk ka pushtet që e prek votën e shqiptarëve më 28 qershor. Ky është mesazhi i lëshuar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Gjatë një takimi në Mallakastër, Rama u fokusua te mbrojtja e votës dhe te fakti se askush nuk duhet ta prekë atë. "Shpërndajeni në të gjithë Mallakastrën këtë entuziazëm dhe kurajë dhe thojuni të gjithëve se nuk ka fuqi që e prek votën tonë më 28 qershor. Nuk ka pushtet rrugaçësh dhe as rrugaçë në pushtet që mund ta prekin votën e ndryshimit më 28 qershor", theksoi Rama. Sipas tij, nuk do të ketë vrimë për t‘u fshehur, cilido që do të guxojë të bëjë një lojë sado të vogël me votën e socialistëve më 28 qershor, sepse ne do të fitojmë. "Ne do të fitojmë, sepse e shkuara nuk mund të bëhet e ardhme dhe e ardhmja nuk mund të mbetet peng në duart e politikës së vjetër dhe të së shkuarës", u shpreh Rama. Ne do të fitojmë, vijoi ai, sepse fshatrat tanë nuk mund të thahen për ujë, fshatrat tanë nuk mund të vazhdojnë të jetojnë në terrin e analfabetizmit. "Fshatrat tanë nuk mund vazhdojnë të jetojnë pa kujdes shëndetësor, fshatrat tanë nuk mund të vazhdojnë të jetojnë larg rrugëve të zhvillimit dhe larg rrugëve të Europës", insistoi Rama. Duke iu referuar Mallakastrës, Rama tha se ajo është "ndër më të varfrat, më të papunat, e për rrjedhojë është zona më e tradhtuar nga kjo keqqeverisje që tradhtoi gjithë Shqipërinë, duke qeverisur për një grusht njerëzish që vërtiten në oborrin kryeministror".
Edi Rama nënvizoi se Shqipëria sot vuan pasojat e politikës së vjetër të Sali Berishës, pasi kjo qeveri e dështuar, bën biznes vetëm për familjen dhe për oborrin qeveritar dhe ka varfëruar shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Mallakastër, Rama si kreu i Partisë Socialiste nuk premtoi, por u angazhua për lëvizjen pa viza brenda zonës shengen të të gjithë shqiptarëve, duke nisur nga viti i ardhshëm. Ka 18 vjet, nënvizoi Rama, që politika e vjetër e premton lëvizjen pa viza, e në ndërkohë, Sali Berisha, premton përsëri se do të heqë vizat, po t‘i jepni votën, duke fyer inteligjencën e popullit shqiptar. Vota, tha Rama, në takimin në Mallakastër duhet të shkojë vetëm për PS, duke u bërë thirrje mallakastriotëve të mos çojnë asnjë votë dëm në këto zgjedhje që janë të një rëndësie themelore, që ndajnë të ardhmen me të shkuarën e Shqipërisë.
"Vota e çuar jashtë kutisë së Partisë Socialiste, është një votë që ndihmon të vjetrën, është një votë që ndihmon Sali Berishën, është një votë që ndihmon atë grusht njerëzish me të cilët duhet të ndahemi", theksoi Rama. Në Mallakastër, ai shprehu bindjen në fitoren e PS më 28 qershor, pasi shqiptarët, tha ai, nuk do të lejojnë që të luhet edhe 4 vjet të tjerë me fatin e fëmijëve të tyre, shqiptarët nuk do lejojnë që të luhet në pazarin politik dhe 4 vjet të tjerë me fatin e familjeve të tyre. "Ne do të fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë fitorja për shtetin e të gjithëve, do të jetë fitorja për të gjithë ata që duan të jetojnë me punë të ndershme, që duan të punojnë duke respektuar ligjin, që duan të jetojnë duke u dhënë fëmijëve atë që është e nevojshme për të qenë qytetarë të Bashkimit Europian", u shpreh Rama. Kreu socialist udhëtoi gjithashtu drejt Korçës ku zhvilloi një takim tek tregu industrial i qytetit.
Tregtarët në një bisedë me kreun e PS-së shprehën problemet që kanë me rënien e fuqisë blerëse për shkak të rritjes së nivelit të varfërisë çka ka ulur ndjeshëm shitjet. Sipas tregtarëve, shqetësimi kryesor me të cilin përballen është kërcënimi nga falimenti i këtyre bizneseve që ka çuar edhe në shumë raste të mbylljes së tyre. Rama u ka kërkuar tregtarëve të vendosin me votë për të ardhmen e tyre duke iu drejtuar qendrave të votimit më 28 qershor. "Duhet që për këto arsye më 28 qershor të votoni ndryshimin, për veten tuaj dhe familjet tuaja dhe gjithë Shqipërinë", tha Rama. Ai është takuar për të disatën herë me tregtarët korçarë që janë pjesë e tregut industrial, ndërkohë që sipas tij nga viti në vit situata është përkeqësuar për shkak të varfërisë, duke i përballur bizneset me krizën e thellë dhe mungesën e të ardhurave.