E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në mitingun e PD në Lezhë, një i plagosur

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Incident në fushatë

Incident i rëndë në mitingun e Partisë Demokratike dje në Lezhë. Përplasja mes dy adoleshentëve për simbolet partiake ka provokuar një sherr, i cili ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve rrethanore, ku janë përfshirë edhe familjarë të dy të miturve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur 27- vjeçari N.Jaha ka mbetur i plagosur rëndë për shkak se është goditur me mjete të forta në kokë. 27-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se konflikti ka nisur nga përplasja e dy të rinjve me iniciale K.B e E.M, për simbolet e partive dhe më pas janë përfshirë edhe pjesëtarët e të dyja familjeve, të cilat janë shoqëruar në komisariatin e policisë. “Pas përfundimit të takimit dy shtetas me iniciale përkatësisht, K.B., 15 vjeç, dhe E.M., 21 vjeç, që të dy banues në fshatin Torovicë janë konfliktuar mes tyre. Shtetasi 15-vjeçar, pas mitingut të PD-së ka mbajtur një flamur të PS-së duke e ngritur lart. Shtetasi tjetër 21-vjeçar i ka kërkuar adoleshentit të largonte flamurin e PS-së, pasi ky ishte mitingu i Partisë Demokratike. Ky i fundit nuk ka pranuar të bindet çka provokoi dhe sherrin mes tyre.
Policia
Menjëherë pas incidentit ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i policisë, e cila ka hedhur dritë mbi ngjarjen. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së lezhës, “pas përfundimit të takimit, dy shtetas me iniciale përkatësisht K.B., 15 vjeç dhe E.M., 21 vjeç, që të dy banues në fshatin Torovicë, janë konfliktuar mes tyre. Shtetasi 15-vjeçar, pas mitingut të PD-së ka mbajtur një flamur të PS-së duke e ngritur lart. Shtetasi tjetër 21-vjeçar i ka kërkuar adoleshentit të largonte flamurin e PS-së, pasi ky ishte mitingu i Partisë Demokratike. Ky i fundit nuk ka pranuar të bindet, çka ka provokuar dhe sherrin mes tyre. Në këtë grindje janë përfshirë dhe familjarët e dy adoleshentëve, të cilët sulmuan njëri-tjetrin. Gjatë këtij veprimi është plagosur rëndë në kokë 27-vjeçari N.Jaha, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij është e rëndë. Policia e Lezhës shoqëroi në komisariat pjesëtarët e dy familjeve.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›