E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane kap shqiptaren me 12 kg lende narkotike

Romë, 31 mars, 11:52, NOA - Një grua shqiptare kapet nga forcat e policisë italiane duke transportuar lëndë narkotike në kufi me shtetin zviceran.

Shqiptarja e paidentifikuar ende, mbante të fshehur  në gomën rezervë të makinës 22 pako me heroinë.

Blutë italiane, bëjnë më dijeni se gruaja me nënshtetësi shqiptare udhëtonte me një pasaportë britanike.

Ndërkaq, bashkë me 12 kg lëndë narkotike, asaj iu sekuestruan edhe 450 euro.

Sipas policisë italiane, shtetasja shqiptare udhëtonte me një makinë Ford Focus, në të cilën kishte fshehur edhe heroinën.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autores.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›