Eschenbacher: Zgjedhjet kanë rëndësi kritike për Shqipërinë
Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane. Ky ishte mesazhi që lëshoi dje zëdhënësi i ODIHR-it në Varshavë, Jens Eschenbacher. Në një intervistë për "BBC", ai foli për procesin, teksa kishte vetëm disa orë që kish filluar.
Keni qenë ju në terren për të vëzhguar sot?
Ne kemi një grup të madh vëzhguesish në Shqipëri, rreth 400 vetëm nga OSBE-ja. Ata janë dërguar në të gjithë vendin dje dhe pardje dhe tani ata janë duke vizituar qendrat e votimit për të vëzhguar se si po shkojnë zgjedhjet. Ne jemi në vend tani për disa javë dhe ndjekim të gjithë procesin e zgjedhjeve dhe jo vetëm ditën e zgjedhjeve.
Dhe cilat janë vëzhgimet tuaja lidhur me procesin deri te zgjedhjet? A ju japin besim se, siç thuhet, do jenë të lira dhe të drejta?
Zgjedhjet janë një proces i komplikuar. Ne sigurisht që kemi parë se janë ndërmarrë hapa për të kufizuar mundësinë e abuzimit apo manipulimit të sistemit. Deri tani Shqipëria nuk ka pasur zgjedhje që të jenë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Këtë herë janë ndërmarrë hapa dhe partitë kryesore politike kanë rënë dakord për një numër hapash për të kufizuar mundësinë për manipulime. Kjo pra është sigurisht pozitive. Ne duhet të shohim tani se si zbatohet kjo në ditën e zgjedhjeve dhe ç‘është më e rëndësishme, pas ditës së zgjedhjeve. Numërimi i votës është një pjesë e rëndësishme e procesit, kur dihet se në të shkuarën ka pasur probleme dhe ende na mbetet të shohim se si do të shkojë këtë herë.
Ju flisni për kufizimin e mundësisë për manipulime. A keni qenë në gjendje ju që të vendosni vëzhgues në çdo segment të procesit, duke përfshirë dhe numërimin?
Numërimi i votave do të bëhet duke filluar nga sonte, por ne kemi besim se vëzhguesit tanë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në numërimin e votave për të vëzhguar si do të shkojë ai.
Ju përmendët se zgjedhjet e shkuara nuk i kanë përmbushur standardet, por sigurisht që po ushtrohet presion tani mbi Shqipërinë që aspiron për anëtarësi në BE. Sipas mendimit tuaj, a është kuptuar kjo?
Mendoj se është kuptuar. BE-ja e ka bërë shumë të qartë se i konsideron këto zgjedhje si një test të rëndësishëm për gatishmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara drejt integrimit më të afërt në BE. Unë mendoj se ky mesazh është marrë këtu në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë vëmendje për atë që do të raportojnë vëzhguesit tanë nesër pas zgjedhjeve.
Pra, shumë varet nga këto zgjedhje. Ky është test për anëtarësimin?
Ky është test për Shqipërinë. Deklarata jonë për mënyrën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, se deri në ç‘masë ato janë zhvilluar konform standardeve ndërkombëtare, sigurisht që do të luajë një rol të rëndësishëm në vlerësimin që do t‘i bëjë komuniteti ndërkombëtar për shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në këtë proces.