E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova ndjek me interes zgjedhjet

Zgjedhjet në Shqipëri po ndiqen me mjaft interes edhe në Kosovë. Përveçse kryefjala e mediave vendase, ato janë edhe në qendër të deklaratave të politikanëve kosovarë. Drejtuesit më të lartë të Kosovës në përgjithësi kanë theksuar rëndësinë e madhe që kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët zgjedhjet e sotme parlamentare, pa treguar preferenca të caktuara për partitë politike në garë.

Nga ana e tij, mësohet se Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se "zgjedhjet e 28 qershorit janë kohë e testimit të Shqipërisë në vlerat e demokracisë". "Shqipëria do të hyjë në një etapë të re të zhvillimeve edhe më dinamike, të progresit dhe kjo do të ndihmojë edhe në shkurtimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Europian", deklaroi Presidenti Sejdiu. Sipas tij, këto zgjedhje janë "një eveniment kyç dhe tepër i rëndësishëm për etapën e re të zhvillimit të Republikës së Shqipërisë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›