E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Liberalizimi i vizave, objekt madhor për qeverinë

Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu tha në takimin e 16-të ndërparlamentar Shqipëri-Parlament Europian, se liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian mbetet objektivi madhor i qeverisë për vitin 2009. "Liberalizimi i vizave është objektivi i dytë madhor për Shqipërinë në 2009, pasi anëtarësimi në NATO pritet të realizohet në prill. Komisioni Evropian formalisht dorëzoi në qershor 2008 udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa më 1 shtator 2008, vendi ynë dorëzoi raportin e parë për plotësimin e angazhimeve në kuadër të plotësimit të detyrimeve që rrjedhin nga Udhërrëfyesi", tha ministrja Bregu. Sipas saj, Qeveria shqiptare po punon ngushtë me strukturat e BE-së dhe po koordinohet me Presidencën Çeke për të paraqitur aplikimin për status brenda këtij tremujori. Duke u ndalur tek procesi elektoral i 28 qershorit, Ministrja e Integrimit tha se një përbërës i rëndësishëm i tij është përgatitja e infrastrukturës zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›