Bregu: Më 31 mars përfundojmë pyetësorin për statusin e vendit kandidat në BE
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi sot se më 31 mars qeveria shqiptare do të ketë në dorë dokumentin e përfunduar evropian mbi bazën e të cilit Komisioni Evropian do të japë opinionin për Shqipërinë mbi statusin e vendit kandidat. Tashmë, 30 kapituj tashmë kanë marrë vulën përfundimtare të Komitetit Ndërministror të Integrimit, java që vjen do të jetë përfundimtare edhe për 5 kapitujt e fundit të pyetësorit. Gjatë një komunikimi për mediat, ministria e Integrimit nuk përjashtoi faktin se Brukseli zyrtar në vlerësimin e tij, të ndikohet nga situata politike në Shqipëri. Ajo i faturon përgjegjësinë për mungesën e një zgjidhje të ngërçit politik, lidershipit të Partisë Socialiste. Por kriteri politik nuk ndikon një tjetër proces të rëndësishëm, sikurse është ai që ka të bëjë me liberalizimin e vizave.