Imami: NATO përballet me sfida të mëdha, kërkojnë angazhim jo vetëm ushtarak
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha sot se NATO përballet me sfida të mëdha, të cilat kërkojnë një angazhim që shkon përtej përgjigjes se thjeshtë ushtarake në kuptimin klasik. Gjatë konferencës me temë “Koncepti Strategjik i NATO-s”, Imami tha se në të ardhmen na duhet një Forcë e Armatosur më operacionale, struktura të sigurisë më efektive dhe më pak burokratike, me burime financiare e njerëzore të adresuara me prioritete. “Ruajtja në vijimësi e mbështetjes së mbrojtjes me 2% të GDP është njëherësh inkurajim dhe detyrim për të gjitha strukturat e mbrojtjes për ta përdorur me efikasitetin maksimal në interes të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.