E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle shpreh qëndrimin e socialistëve në parlament, grupi PS braktis seancën

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, gjatë fjalës së tij në seancën plenare tha se drejta e opozitës nuk mund të refuzohet as me 100 dhe as me 1000 prokurorë. “Zgjedhjet janë vënë në rrezik nga shkelja permanente e Kushtetutës dhe shkelja e transparencës. PS nuk do ta ndërpresë luftën për mbrojtjen e vullnetit dhe të qytetarëve shqiptarëve. Ne do të jemi bashkë me popullin në protestë për të fituar të drejtën e shkelur për transparencë”, deklaroi Dokle. Sipas tij, PS në parlament do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e transparencës së plotë. Ai tha se vetëm përmes transparencës Kuvendi mund të jetë i Shqipërisë dhe jo i Qeverisë. Pas fjalës së deputetit Socialist, Namik Dokle, grupi Parlamentar Socialist braktisi sallën e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›