E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu fton PS: Falënderoni 1200 nëpunësit civil për punën mbi plotësimin e pyetësorit

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ftoi deputetët e Grupit Parlamentar Socialist që të falënderojnë nëpunësit civil për kontributin e dhënë mbi plotësimin e pyetësorit për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. “Ftoj deputetët e Partisë Socialiste që të gjejnë mundësinë dhe kurajën që të falënderojnë 1200 nëpunësit civil të administratës shqiptare, pasi kanë demonstruar seriozitetin maksimal për të përmbushur një nga detyrimet më të rëndësishme të Shqipërisë për marrjen e vendit të statusit kandidat”, apeloi Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›