E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca plenare, Patozi: Opozita po krijon një precedent të çuditshëm dhe absurd

Kryetari i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, deklaroi gjatë seancës së sotme plenare se opozita po krijon një precedent të çuditshëm dhe absurd. “Përveçse humbjes, i çuat edhe gjashtë muaj dëm duke u endur rrugëve ndërkohë që vendin e kishit në parlament. Ju fto që përveç të drejtave tuaja duhet të njihni dhe të drejtat minimale të respektimi të Kushtetutës”, u shpreh Patozi. Sipas tij, “fakti që deputetët socialistë po hyjnë në diskutimin e kërkesës së tyre tek 60 minutëshi do të thotë që edhe kërkesa juaj është jashtë rendit të këtij parlamenti”. Ai i kërkoi opozitës që të “heqë dorë nga ultimatumet, jo vetëm që bëheni arkaik, po nuk impresiononi as PD dhe as aleatët e saj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›