E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: PD fiton mandatin e trete Rozeta Rapushi

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje ne mbremje se nga rezultatet e deritanishme sipas Partise Demokratike, tregohet pjesemarrja me e madhe ndonjehere e bastioneve te kesaj partie ne zgjedhje, duke rikonfirmuar edhe nje here se qytetaret kane votuar per te ecur perpara me Partine Demokratike. Duke theksuar se kreu socialist, Edi Rama, doli per te bindur se eshte kopja e keqe e vetes se tij, sic beri ne 2009-en dhe 2011-en, ku duke rendur per te shpallur fitoren, vecse konsolidoi disfaten e tij edhe kete here. “Deri tani, sipas te gjithe treguesve tane, Partia Demokratike eshte fituese dhe ne jemi te gatshem te udheheqim Shqiperine ne kater vitet e ardhshme. Modeli i bllokimeve, bojkoteve dhe konflikteve politike te Partise Socialiste, eshte ndeshkuar bindshem nga votuesit te cilet kane zgjedhur te ecin perpara”, - nenvizoi Bregu. Sipas demokrates, krahu tjeter me shume sesa me numra, po flet me cehre, sic thote Shqiperia e mesme, u shpreh ajo. “Te vrare dhe te erresuar. E sigurt eshte qe te dhenat tona nga burimet te cilat jane jo vetem Exit Poll-et qe cituam me lart, por dhe nga burime te brendshme te Partise Demokratike vertetojne fitoren tone te thelle dhe bindshem”, - nenvizoi kandidatja e PD-se per deputete. Sipas saj, sondazhet e PD-se dhe trendi i votes se qytetareve sot konfirmojne fitoren e Aleances per Punesim, Mireqenie e Integrim. “Zoti Rama ka pasur nje pritshmeri ndoshta qe te mos humbiste shume thelle, por ju siguroj se humbje spektakolare si kete rralle nuk ka perjetuar asnjehere”, - nenvizoi Bregu. Ajo u beri thirrje dje ne mbremje per qetesi ne pritje te certifikimit te zgjedhjeve. Por theksoi se PD-ja feston zgjedhjet demokratike, te lira dhe te ndershme. Ajo pergezoi komisioneret dhe vezhguesit qe garantuan zgjedhje te lira dhe te ndershme si dhe qytetaret qe ushtruan te drejten e tyre per te votuar, pavaresisht incidenteve te blerjes se votes, frikesimit te votuesve dhe dhunes vdekjeprurese te shkaktuar nga koalicioni opozitar. “Ndersa jemi ne pritje te rezultateve zyrtare menjehere pas perfundimit te procesit te numerimit te votave, bejme thirrje per qetesi ne pritje te certifikimit te tyre. Por sot ne festojme zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme dhe jemi te gatshem te vazhdojme te punojme per te miren e qytetareve per te krijuar me shume vende pune, te arrijme integrimin ne BE dhe te ndertojme nje Shqiperi moderne evropiane”, - nenvizoi Bregu.

QENDRIMI

“Ju siguroj me bindje te plote, ne emer te Partise Demokratike se te gjitha sondazhet tona tregojne se qytetaret kane votuar bindshem per Aleancen tone, per Aleancen per Punesim, Mireqenie e Integrim. I bejme thirrje te gjithe numeruesve e komisonereve tane ta mbyllin kete proces konform rregullave, sic e parashikon ligji. Edi Rama vulosi sot disfaten e tij te radhes, kesaj here me te thellen dhe perfundimtaren”, - u shpreh dje Bregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›