E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: PS-ja po manipulon përmes gënjeshtrave

05/06/2009  Qeveria ka reaguar menjëherë pas depozitimit të padisë në prokurorinë e Tiranës nga ana e Partisë Socialiste. Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave Majlinda Bregu, njëherësh ministre e Integrimit, ka deklaruar se Partia Socialiste përmes veprimeve të saj po përpiqet të manipulojë qytetarët shqiptare përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve të saj. “Partia Socialiste ka spekuluar mbi procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Në këtë proces militantët e PS-së kanë paraqitur një lum gënjeshtrash. Ata po manipulojnë të vërtetën në momentet më jetike që po kalon vendi”, - ka deklaruar zëdhënësja e qeverisë. Duke përcjellë reagimin zyrtar të ekzekutivit ndaj padisë së socialisteve, të cilët pretendojnë manipulim në procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e reja të identitetit, Bregu theksoi se shifrat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se procesi po ecën normalisht, me mbi 1 milion persona që kanë aplikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›