E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Xhindi u vra në fushatë elektorale”

05/06/2009  Rama takim me vëzhguesit e KE-së

Lidershipi i Partisë Socialiste radhiti përpara vëzhguesve paraelektoral të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës shqetësimin e tij për procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë ditës së djeshme kreu socialist Edi Rama priti në një takim përfaqësuesit e komisionin ad hoc të vëzhguesve paraelektoral të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, ku bashkë me drejtues të kësaj partie ngritën një sërë problemesh lidhur me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndër të tjera socialistët kanë përfshirë në shqetësimet e tyre dhe vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi. Në këtë mënyrë, duke e trajtuar si një vrasje në fushatë elektorale, selia rozë po i jep nuanca politike këtij akti kriminal. Ndërkohë pjesë e listës së problemeve të ngritura nga Partia Socialiste në takim ishin dhe çështjet më të rëndësishme dhe më të debatuara gjatë këtyre ditëve, siç janë kartat e identitetit dhe listat e votuesve. Për këtë arsye, socialistët kanë bërë një paraqitje të hollësishme të gjithë situatës aktuale, përfshirë dhe qëndrimet e mbajtura nga PS-ja për problemet e evidentuara prej saj, si për letërnjoftimet elektronike, ashtu dhe për listat e votuesve. Njëkohësisht shqetësim për PS-në ishte dhe pasqyrimi në mënyrë jo të balancuar i publikimit të zhvillimeve elektorale të së majtës në medien vizive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›