E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Elbasani do të bëhet trebrinjëshi ekonomik shqiptar

05/06/2009  Demokratët në Elbasan

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, në vijim të turit elektoral në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me banorët e banorët të lagjes “Haxhias”. Gjatë këtij takmi Basha, i cili renditet e pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, tha se gjatë mandatit të dytë qeverisës, qyteti do të jetë qendër ekonomike, akademike e investimeve të mëdha në infrastrukturë. “Ne angazhohemi që në katër vitet e ardhshme dy korridore kryesore të përshkojnë Elbasanin duke e bërë pjesë të një trebrinjëshi ekonomik shqiptar, boshti qendror jugor dhe rruga e shkurtër Tiranë – Elbasan”, deklaroi ministri Basha. Ai u premtoi banorëve të lagjes “Haxhias” se brenda vitit të parë të mazhorancës së djathtë do të përfundojë projekti teknik dhe do të tenderohet projekti teknik që lidh Tiranën me Elbasanin. Ai premtoi shndërrimin e ish-Kombintatit Metarligjik në park industrial. “Këtë zonë sot të kontaminuar do ta kthejmë në zonë të punësimit masiv jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë pjesën tjetër përreth Shqipërisë, duke thithur investitorë të huaj”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›