PD: Rama dhunë duke përdorur pushtetin e Bashkisë
05/06/2009 Grisja e posterave
Partia Demokratike ka dënuar heqjen e posterave elektorale të nënkryetares së saj, njëherësh kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli, në zonën e Kombinatit dy ditë më parë. Zëdhënësja demokrate Erla Mëhilli, tha se PD dënon dhunën e ushtruar nga Edi Rama i cili duke përdorur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës, përmes policisë bashkiake dhe inspektoratit të ndërtimit. “Me sa duket, i tronditur nga pjesëmarrja shumë e dobët e mitingut të tij të djeshëm në Kombinat, pavarësisht autobuzave të sjellë nga qendra, Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar grisjen e njoftimeve te takimit të djeshëm të Kryetares së Kuvendit dhe nënkryetares së Partisë Demokratike. I Kujtojmë z.Rama që organi kompetent për vendimmarrjen në territor që jep lejet është KRRT e Tiranës dhe jo Koçot e Kryetarit që mbajnë peng trotuaret e Tiranës dhe ju vënë gjoba bizneseve për të reklamuar produktet e tyre”, ka deklaruar përcjellësja e qëndrimit politik të PD-së. Zëdhënësja Mëhilli u shpreh se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të marrë verdiktin që meriton nga vetë qytetarët jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë më 28 qershor.