I vunë zjarrin godinës së PS-së për qiranë
05/06/2009 Incidenti i para disa ditëve nga pronarët e objektit
Grindja mes tyre, nuk ranë dakord për shumën e lekëve
DURRES- Tre ditë pas djegies së një zyrë elektorale të marrë me qira nga PS-ja në Xhafzotaj, policia zbulon shkakun si dhe autorët. Në një komunikatë të policisë së Durrësit të dalë dje në mesditë policia bën të ditur se tymosja e qepenit të lokalit si dhe djegia e pjesshme të dy flamujve të PS-së të vendosur në pjesën e jashtme të objektit, janë bërë nga familjarë të pronarit të lokalit. Ka qenë një sherr mes pjesëtarëve të familjes së shtetasit Shen Mema, kryefamiljar, që ka pasur edhe më ketë veprim. Sipas policisë, Hysen Mema i ka dhënë me qira objektin kryetarit të PS-së në komunën Xhafzotaj 47-vjeçarit Rifat Rexhepi për ta përdorur për qëllime elektorale në zgjedhjet e 28 qershorit. Pikërisht qiraja e vogël ka futur në sherr pjesëtarët e familjes që ka në pronësi objektin. Disa nga këta pjesëtarë madje kanë pohuar se do e djegin zyrën nëse kryefamiljari Hysen Mema nuk do të ndryshojë sasinë e qirasë. Disa orë pas debatit disa pjesëtarë të familjes së shtetasit Hysen Mema kanë vendosur një sasi të vogël lëndë djegëse në afërsi të derës së lokalit duke tymosur qepenin si dhe duke djegur edhe dy flamuj të subjektit elektoral. Personat që janë marrë në pyetje nga policia kanë pohuar se një veprim i tillë është kryer rreth orës 02 dhe se keqbërësit nuk kanë pasur asnjë qëllim për të dëmtuar zyrat elektorale të PS-së. Policia ka mundur të marrë pohimet e personave që kanë bërë këtë akt duke bërë të mundur njëherësh edhe zbardhjen e motiveve. Gjithnjë sipas policisë, ka qenë një grindje brenda në familje që ka provokuar situatën e tre ditëve më parë.