E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende shumë problematik korrupsioni në shëndetësi

05/06/2009  Ambasadori amerikan në Durrës. Ankohen prindër e nxënës për shërbimin nga bluzat e bardha

DURRES- Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, ka theksuar se korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë ende mbetet problem që duhet ndjekur me shumë vëmendje e kujdes. Deklarimi i tij erdhi gjatë një takimi që diplomati i huaj pati me nxënës të shkollës private “Mustafa Varoshi” dhe shkollës së mesme publike “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

Korrupsioni në shëndetësi

Nxënësit kanë bërë apel në drejtim të kujdesit për ruajtjen e mjedisit si dhe të rritjes së ndërgjegjësimit të bluzave të bardha për më shumë veprim humanitar. Nxënësit kanë thënë se mjekët dhe infermierët u marrin para për shërbimin që afrojnë. Një pjesë e folësve kanë treguar edhe episode të ndryshme në raportet që ata apo prindër e të afërm të tyre kanë pasur me bluzat e bardha. Ambasadori Uidhers ka miratuar shqetësimet e të rinjve dhe të rejave të të dy shkollave duke theksuar se problemi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë duhet të vërë në punë strukturat e shtetit. Ambasadori ndoqi mbylljen e një projekti të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet Institutit për Zhvillim dhe Kërkim, IDRA, për nxitjen e edukimit qytetar, tolerancës dhe sjelljeve të moderuara. Uidhers është shoqëruar nga kreu i komunitetit mysliman Selim Muça, përfaqësues të Komunitetit Ortodoks në vend, kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe nxënës e mësues. Në këtë takim të programuar çështja e bluzave të bardha në Durrës është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Diplomati amerikan në Tiranë pasi ka shprehur mbështetjen për institucionet shqiptarë në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ka bërë të qartë se ka mbetur ende rrugë e gjatë për të bërë në këtë drejtim. Herë pas herë mjekë apo infermierë të spitalit apo edhe mjekë të familjes janë bërë objekt i kritikave dhe qortimeve të hapura dhe që në fokus kanë pasur raste që nga keqmjekimi i pacientëve, korrupsioni, ngacmimi seksual, vdekjet e pamotivuara etj. Problemet shquhen jo vetëm në aftësinë e bluzave të bardha, por edhe në infrastrukturën e shëndetësisë shqiptare, ku jo rrallëherë hasesh në dhoma spitalesh plot me lagështirë, mure të cacra, pa ujë dhe pa ngrohje. Pacientët shprehen të shqetësuar se ndenjja në spital është më e rrezikshme se shtëpia, pasi infeksionet janë më të shumta dhe për shkak të higjienës, e cila lë shumë për të dëshiruar.

AKUZAT

Nxënësit kanë thënë se mjekët dhe infermierët u marrin para për shërbimin që afrojnë. Një pjesë e folësve kanë treguar edhe episode të ndryshme në raportet që ata apo prindër e të afërm të tyre kanë pasur me bluzat e bardha. Të rinjtë u kanë bërë apel ndërgjegjësimi mjekëve shqiptarë.

UIDHERS

Ambasadori Uidhers ka miratuar shqetësimet e të rinjve dhe të rejave duke theksuar se problemi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë duhet të vërë në punë strukturat e shtetit. Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë ende mbetet problem që duhet ndjekur me shumë kujdes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›