Paratë, Apeli liron kreun e falsifikimeve
TIRANE – Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë dje të arrestuarin Besnik Gaci i akuzuar nga prokuroria për falsifikim kartmonedhash. Organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg” për të dyshuarin, por ai është lënë i lirë dje nga gjykata e Apelit e cila ndryshoi masën e sigurisë. Prokuroria ka reaguar menjëherë ndaj këtij vendimi, duke thënë se Besnik Gaci është njëri nga personat kryesorë të akuzuar në dosjen penale të falsifikimit të kartmonedhave ku janë arrestuar 25 persona nga të cilët 22 mbahen ende në gjendje arresti. Po kështu sipas organit të akuzës, vec falsifikimit të kartmonedhave i liruari është në procedim penal për një ngjarje të rëndë të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku ka ushtruar dhunë dhe i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për pak kohë, një 17-vjeccari. Ky kishte marrë në ruajtje në parkim makinën e të akuzuarit, të cilës i janë vjedhur tasat e gomave. Pas kësaj i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj të riut.