Bregu: Po punojmë me strukturat e BE-së për aplikimin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi dje se po punohet me strukturat e BE-së në mënyrë që aplikimi për në BE të bëhet para muajit qershor. “Qeveria shqiptare po punon ngushtë me strukturat e BE-së dhe po koordinohet me presidencën çeke për të paraqitur aplikimin për status brenda këtij tremujori”, - tha Bregu. Ajo shtoi se qeveria po e merr këtë hap tjetër drejt integrimit evropian pasi ka treguar një "track record" të mirë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Përkohshme. Ajo shtoi se po vazhdon puna për rishikimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, duke u përqendruar veçanërisht në angazhimet në kuadrin e MSA-së si dhe rekomandimet dhe problemet e ngritura në Progres-raportin 2008 të Komisionit Evropian