E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Korrupsioni në Shqipëri më i lartë se në gjithë vendet e rajonit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kë bërë dje përgjegjës për nivelin e lartë të korrupsionit qeverinë Berisha. Duke iu referuar Raportit të Balkan Monitor, realizuar nga Gallupi në bashkëpunim me Fondin Europian për Ballkanin, Rama tha se të Shqipëria rezulton jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan, po edhe vendi ku vetëm 29 përqind e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. “Raporti e përcakton Shqipërinë si një rast të vecantë negativ në kapitullin për qeverisjen e korrupsionin, duke theksuar se vendi ynë përbën një përjashtim në rajon për nivelin e lartë të korrupsionit. Siç e tregon edhe tabela përkatëse, kjo qeveri dhe ky kryeministër na kanë vecuar edhe nga Ballkani me korrupsionin e kudondodhur që stimulon keqqeverisja e tyre. Ndërkohë që Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, kanë një nivel korrupsioni, sipas rradhës nga 10 në 5%, niveli i korrupsionit në Shqipëri është 32 %. Nuk është e para herë që raportet e institucioneve të specializuara na japin këtë vit një pamje rrënqethëse të keqqeverisjes, duke nxjerrë në pah me fakte reale e shifra tronditëse atë që shqiptarët e shqiptaret përjetojnë vijimësisht nën këtë qeveri që po shpartallon shtetin dhe nën këtë kryeministër që po abuzon rëndshëm me pushtetin”- deklaroi kreu i PS-së. Rama theksoi se përkundër kësaj situate, kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një tur inaugurimesh dhe spotesh që kryesocialisti I etiketoi si “banale”. “S'ka asnjë dyshim se kryeministri do të vazhdojë të gënjejë, qeveria e tij do të vazhdojë të abuzojë, keqqeverisja e vendit do të vazhdojë t'u shkaktojë vuajtje e dëme shqiptarëve, por falë vetëdijësimit të gjithmonë e më shumë qytetarëve e qytetareve të këtij vendi kjo agoni nuk do të zgjasë më shumë se muajt që i kanë mbetur Sali Berishës në pushtet”- u shpreh Rama. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›