Medalje dhe 1 milion lekë për merita të veçanta
29/09/2011 Qeveria miraton vendimin për shpërblimin moral dhe financiar të punonjësve të policisë
Punonjësit e Policisë, punonjësit e shërbimeve mbështetëse dhe punonjës policie të huaj të atashuar në vendin tonë do të marrin medalje për merita të veçanta, e cila përveçse një stimul moral shpërblehet edhe financiarisht deri në shumën 100 mijë lekë. Medaljet mbahen në uniformën e punonjësit të Policisë dhe uniformën ceremoniale. Qeveria miratoi dje vendimin “Për motivimin, rregullat dhe procedurat për dhënien e medaljeve, formën e tyre dhe shpërblimin financiar”. Sipas këtij vendimi, medaljet jepen nga ministri i Brendshëm dhe janë gjithsej tri për nga motivacioni: Medalja e Nderit, Medalja për Trimëri dhe Medalja për Shpëtim Jete. Konkretisht Medalja e Nderit u jepet punonjësve të Policisë, punonjësve të shërbimeve mbështetëse dhe punonjësve policie të huaj të atashuar në vendin tonë që shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, ruajtjen e administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara në ligj për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit; Medalja për Trimëri u jepet punonjësve të Policisë që tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe situatave të jashtëzakonshme; Medalja për Shpëtim Jete u jepet punonjësve të Policisë që tregojnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së qytetarëve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Por dhënia e medaljes përveçse një stimul moral shoqërohet me një shpërblim financiar. Për punonjësit e policisë me gradë policore për Medaljen e Nderit në shumën 100 000 lekë; për Medaljen e Trimërisë në shumën 100 000 lekë dhe për Medaljen për Shpëtim Jete në shumën 50 000 lekë. Shpërblimi për dhënien e medaljes këtyre punonjësve përballohet nga buxheti i miratuar për strukturën iniciuese. Për punonjësit e shërbimeve mbështetëse shpërblimi financiar, për secilën prej medaljeve është në masën e një page referuese mujore, ndërsa për punonjës policie të huaj të atashuar në vendin tonë për secilën medalje shpërblimi financiar është në masën e një page referuese të gradës “Drejtues”. Shpërblimi në këto raste bëhet në përputhje me vendimin nr.183 të qeverisë “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”. Për dhënien e medaljeve zhvillohet një ceremoni e posaçme në prani të punonjësve të policisë të strukturës iniciuese, pjesëtarëve të familjes dhe të të ftuarve të tjerë. Medalja i dorëzohet vetë personit. Nëse dhënia e medaljes është pas vdekjes, ajo u jepet pjesëtarëve të familjes së tij. Ato jepen në raste festash kombëtare, përvjetorësh, datash historike dhe ngjarjesh të shënuara për Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm ka të drejtë për dhënie medaljeje me nismën e institucioneve vartëse, me ose pa propozimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Propozimi ose nisma për dhënien e medaljes shoqërohet gjithmonë me përshkrimin e arritjeve dhe veprimtarinë konkrete ku është dalluar i propozuari. Numri i punonjësve të Policisë që mund të marrin Medaljen e Nderit dhe Medaljen e Trimërisë të jetë jo më shumë se 10 veta për çdo vit.
Fondi i Inovacionit
Qeveria krijoi Fondin e Inovacionit, me vlerë 40 milionë lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 2011-2014. Zbatimi i skemës fillon në vitin 2011, me një vlerë prej 4 milionë lekësh. Për vitet 2012, 2013 dhe 2014 vlera e fondit është 12 milionë lekë për secilin vit. Ai u vjen në ndihmë në formë subvencioni të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, deri në 400 mijë lekë.
Emërim në KDAKEP
Qeveria i propozon Kuvendit të Shqipërisë ndryshimin e njërit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Me propozim të ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo qeveria i propozon ligjvënësit lirimin e Ibsen Elezit nga kjo detyrë dhe emërimin në vend të tij të Alban Karapicit.
Ndihmë financiare
Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, qeveria vendosi dje t’i japë një ndihmë financiare prej 4 000 000 lekësh familjes të së ndjerit Agim Mekollari, ish-efektiv i Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve në Brigadën Logjistike të Forcave të Armatosura, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës në poligonin e asgjësimit të municioneve në Bigëz, Skrapar.
Koncesionet
Këshilli i Ministrave vendosi dje të japë më koncesion hidrocentrale të ndryshme mbi kaskadën e lumenjve Grabovë dhe Osum. Por nisur nga veçoritë karakteristike të lumenjve, Kryeministri Berisha porositi që të merret në përparësi ruajtja e tipareve që përbëjnë vlera natyrore. “Natyrisht, kanionet përjashtohen nga çdo lloj cenimi, pasi janë një pasuri e jashtëzakonshme”, - tha ai.