E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy personave, vidhnin firmën private

Arrestimi

Dy persona të dyshuar si hajdutë të ndryshëm janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës, ndërkohë që u janë kapur edhe një sërë objektesh të vjedhura. Burimet policore bënë të ditur se shërbimet e Komisariatit Nr. 4 Tiranë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Zef Ndue Nikolli, 19 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Linzë dhe Shpend Feta Bega, 23 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Linzë të Tiranës. Arrestimi i tyre u bë, pasi këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri–tjetrin në kohë të ndryshme në Linzë, kanë vjedhur materiale me vlera të konsiderueshme në magazinën e një kompanie private. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip BMW, me targa TR 3303 S, armë të ftohta tip bajonetë dhe materialet e vjedhura, si lavatriçe, frigorifer dhe pompa lavazhi. Pas hetimeve të kryera për ta, ka rezultuar se pasi kryenin vjedhjet, objektet i shisnin në qytete të ndryshme. Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, ku dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar disa herë të vjedhin banesa të ndryshme në Tiranë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›