E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë në prag të luftës

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 13:58

Bregu i Fildishtë gjendet sipas vlerësimeve të OKB-së buzë luftës qytetare. Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, foli për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe mbi 50 të vrarë dhe 200 të plagosur, pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale. SHBA-ja ka paralajmëruar tërheqjen e plotë të personelit nga ambasada e atjeshme. Atje ka vazhduar lufta për pushtet mes presidentit shumëvjeçar Laurent Gbagbo dhe kandidatit të opozitës, Alassane Ouattara, të cilin komisioni i zgjedhjeve e ka shpallur fitues të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare e shohin Ouattarën si president të vendit. Ndërkohë që forcat e sigurisë në këtë vend e mbështesin presidentin e deritanishëm Gbagbo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›