Breivik Kerkoj falje qe nuk vrava me shume
Sipas avokatëve mbrojtës të Breiviki i cili u dënua me 21 vjet burg pasi u shpall i aftë mendërisht për vrasjen e 77 personave, ai nuk është penduar aspak. 33 vjeçari ka deklaruar se nuk ishte befasuar me vendimin e gjykatës dhe e ka pritur dënimin e tij duke buzëqeshur. Në gjyq ai është paraqitur i veshur me të zeza dhe sapo ka hyrë ka ngritur grushtin. Dënimi i tij do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë në Ila, në periferi të Oslos, një strukturë model, dhe do të ketë në qeli pajisje për palestër dhe kompjuter. Dënimi me 21 vjet burg me mundësinë për të kërkuar lirimin me kusht pas dhjetë viteve është dënimi maksimal që parashikohet nga ligji norvegjez. Por mbajtja në burg e 33 vjeçarit mund të zgjasë pafundësisht nëse ai konsiderohet si i rrezikshëm për shoqërinë dhe nuk do të braktisë bindjet e tij ksenofobe. Avokati i Breivik është shprehur se nuk do të apelojë për vendimin. Breivik kishte bërë të ditur se do të apelonte vetëm në rast se do të shpallej jo i aftë mendërisht dhe që do ta dërgonte në një spital psikiatrik. Breivik kishte deklaruar se spitali psikiatrik do të kishte qenë më keq se vdekja për atë. Të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të Breivik janë shprehur të lehtësuar pas shpalljes së dënimit. Megjithëse në uebsajte të ndryshme janë publikuar detaje për atë që do të jetë banesa e Breivik për 21 vitet e ardhshme, qeli që si pas Nju Jork Tajm janë më të mira se shumica e apartamenteve në Nju Jork, dhe me një mini spital të ndërtuar vetëm për ardhjen e Breivik, që i ka kushtuar norvegjezëve plot 300 mijë euro.