Forcat siriane bombarduan sërish Homsin

Aktivistët dhe banorët theksuan se forcat siriane të sigurisë kanë bombarduar qendrën e qytetit Homs, duke vrarë të paktën 50 persona dhe duke plagosur 150 të tjerë.
Sulmet më të reja pasojnë ato të së premtes në po të njëjtin qytet, që rezultuan me të paktën 200 të vrarë.
Aktivistët thonë se edhe Zabadani, një qytet në veriperëndim të Damaskut, është përfshirë nga luftimet.
Bëhet e ditur se dezertorët e ushtrisë siriane kanë sulmuar një post-bllok në provincën Idlib, duke vrarë tre oficerë.
Siria që nga marsi i vitit të kaluar është përfshirë nga protestat, që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.