Kuvendi miraton afatet e reja për lejet e ndërtimit
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi miratoi dje me 103 vota pro ndryshimet në ligjin “Për Urabinistikën” ku parashikohen afate të reja për dhënien e lejeve të ndërtimit. Edhe pse ndërtuesit mendojnë se ndryshimet nuk zgjidhin problemin e lejeve, Kuvendi ka dhënë dje konsensusin me shumicë votash. Ndërtuesit janë shprehur pro shkurtimit të afateve për dhënien e lejes së ndërtimit por sipas tyre përsëri ky problem nuk zgjidhet përfundimisht sepse ngec tek Këshilli i Rregullimit të Territorit i cili jep përfundimisht lejen. Dhe vetë përfaqësuesit e Qeverisë ishin dakort me këtë vërejtje të ndërtuesve. Marin Biçoku ka pohuar se në ligj saktësohet që KRRT të mblidhet një herë në muaj por shpesh kjo gjë nuk ndodh dhe ka zvarritje. Ligji i ri prek katër pika kryesore që kanë të bëjnë me procedurat e aplikimit, afatet, parimin e miratimit në heshtje si dhe parimin e shërbimit me një ndalesë. Në bazë të tij mesatarja e lejes së ndërtimit në Shqipëri është 390 ditë, dhe projektligji i ri i Urbanistikës, ka për bazë shkurtimin e lejes së ndërtimit në 58 ditë.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009