E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brenda 2010-ës do të përfundojë gjithë infrastruktura bregdetare”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i PD-së, Berisha, zhvilloi një vizitë në qarkun e Shkodrës. Kryeministri u ndal në Lezhë, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës Lezhë-Shëngjin. Rruga prej 2.8 kilometrash është investim me vlerë 270 milionë lekë dhe ka tërë elementet e një rruge të standardeve evropiane, me gjerësi 16 metra, që përfshin një korsi të veçantë për biçikletat. Duke e konsideruar krijimin e infrastrukturës moderne tepër të rëndësishme për zhvillimin e zonave turistike, Berisha tha se në katër vite në zonën turistike të ultësirës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil dhe në fshatrat e kësaj zone, janë investuar në infrastrukturë rreth 700 milionë euro. Berisha garantoi se brenda vitit 2010, do të finalizohet tërësisht e gjithë infrastruktura e ultësirës bregdetare. Pas vitit 2010, theksoi Kryeministri, ne do t i kthehemi turizmit malor, që do të ketë një hapësirë gjithnjë e në rritje.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›