Thirrja e Ruzveltit: “Pse nuk është në listë Shqipëria”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Kostandin F. Çekrezi, ish-President i Shqipërisë së Lirë dhe përfaqësues i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara
SHBA, 20 maj 1949 - Në prag të Konferencës Monetare “Bretton Ëoods” (në korrik të vitit 1944, atëherë asistent sekretar i shtetit, zoti Adolf Berle, i dorëzoi presidentit Ruzvelt listën me vendet e ftuara në takimin ndërkombëtar të asaj kohe. Nga një vështrim i parë i listës, Kryetari i Ekzekutivit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thërriti: “Ku është Shqipëria... Pse nuk është ajo në listë”? Sidoqoftë, me anë të një marifeti të shpejtë, çështja e menjëhershme e ngritur nga zoti Ruzvelt u shmang. “Unë u njoftova se, si President i Shqipërisë së Lirë dhe delegat rezident në Uashington, të qëndroja në pritje të telefonatës për Konferencën e ardhshme të Aviacionit Civil që do të mbahej në Çikago vjeshtën e ardhshme. Sidoqoftë, kur na erdhi koha që të merrnim trenin për në Midëestern metropolis, ne u informuam se telefonata e planifikuar ishte anuluar papritur. Për këtë ndryshim plani nuk u dha asnjë shpjegim. Që prej atëherë, shumë konferenca kanë ardhur dhe shkuar, po Shqipëria është përjashtuar sistematikisht nga secila prej tyre. Madje, ajo u la jashtë edhe nga Konferenca e Paqes së 22 shteteve në Paris, dhe dyert e Kombeve të Bashkuara u përplasën përpara fytyrës së saj përmes sjelljes armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Franca ishte e vetmja fuqi Perëndimore që votonte ndonjëherë në favor të saj. Prandaj, iu la ekskluzivisht Rusisë Sovjetike dhe satelitëve të saj që të nisnin të mbronin me forcë vendin e vogël dhe ta bënin të dëgjueshëm rastin e saj në veshët e diplomatëve perëndimorë. Faktikisht, ky ishte një nga pezullimet më të çuditshme të kronikave të diplomacisë. Shqipëria u krijua si një shtet i pavaruar në vitin 1912, kryesisht përmes negociatave këmbëngulëse të Britanisë së Madhe përballë kundërshtimit të zjarrtë të Rusisë dhe Francës, të cilat dëshironin që vendi i vogël të coptohej në favor të Greqisë dhe asaj që sot është Jugosllavia. Vetëm tetë vjet më vonë (në 1920-ën), Shqipëria u shpëtua edhe një herë nga ndarja pas ndërhyrjes së Presidentit të atëherëshëm amerikan, Udrou Uillson. Në tre fjalimet e tij të famshme të Adriatikut, zoti Uillson shfuqizoi të gjithë planin e ndarjes, i cili tashmë ishte miratuar nga Konferenca e Paqes së Parisit. Pas kësaj, Shqipëria e rilindur u shndërrua në “pikën e dobët” të Shteteve të Bashkuara. Madje, aq shumë, saqë riorganizimi i disa prej shërbimeve më të rëndësishme të shtetit të ri, ishin lënë vullnetarisht nga qeveria e saj në duart e ekspertëve amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria vlerësohej nga fqinjët e saj ziliqarë, grekët dhe sllavët si “Amerika e Vogël”. Me shumë gjasa, kjo ishte ajo që kishte në mendje Presidenti i fundit, Frenklin D. Ruzvelt, kur pyeti se përse shqiptarët nuk ndodheshin në listën e Konferencës “Bretton Ëoods”. Kjo është gjithashtu arsyeja pse një dallgë kujtimesh nostalgjike më rrëmbeu, ndërsa lexoja editorialin tuaj të datës 15 maj, “Çelësi me emrin Shqipëri”. Këto kujtime janë njëlloj të lidhura afër dhe me bashkëpunimin tim gjatë gjithë rrjedhës së luftës së fundit me zyrtarët jashtëzakonisht bashkëpunues të Departamentit të Shtetit dhe me ata të Zyrës së Shërbimeve Strategjike gjithashtu. Në zyrat e tyre janë diskutuar dhe formuluar të gjitha planet për të mbrojtur Shqipërinë në luftën e saj të pabarabartë kundër pushtuesve italianë, gjermanë dhe agjentëve të Zyrës së Shërbimeve Strategjike, të cilët u futën kontrabandë në territoret e pushtuara të Shqipërisë pa asnjë humbje të vetme apo lëndim. Nga fundi i muajit nëntor 1944, Shqipëria ia doli ta çlironte veten pothuajse pa ndihmën e askujt me mjetet dhe zotësinë e saj, pa ndihmën më minimale ushtarake nga ana e aleatëve perëndimorë apo lindorë. Ky ishte një akt heroik në vetvete nga një vendi që mezi numëron 1.500.000 shpirtra. Ajo çka ndodhi ndërkohë që ktheu mbrapa rrjedhën e ngjarjeve dhe që nga një “pikë të dobët” të Shteteve të Bashkuara, e shndërroi Shqipërinë në një shtet satelit të palëvizshëm të Rusisë Sovjetike, është një histori që nuk është treguar deri më tani. Kishte arsye shumë të forta për zbulimin e fakteve, më kryesori ndër to është se shumë çështje dhe dokumente në lidhje me Shqipërinë klasifikohen ende si “top sekret”. Sidoqoftë, arsyet e imponimit të ruajtjes së sekretit, tashmë janë zhdukur. Prandaj, është koha që të rikapitullohen sa më shpejt që të jetë e mundur arsyet, të cilat përcaktuan përfundimisht largimin e dalngadaltë të Shqipërisë nga ish-miqtë dhe mbrojtësit e saj. Për të qenë i sinqertë, rrjedha e këtyre ngjarjeve u ndikua kryesisht më shumë nga ajo çka qeveria e luftës së zotit Çërçill bëri apo dështoi të bënte, sesa nga ajo që mund të bënte. Për ta nisur me rastin e Zogut ose i “Pagdhenduri”, kështu njihej nga populli i tij, i cili e kishte shpallur veten “Mbret të shqiptarëve” falë Benito Musolinit, i cili kishte sunduar duke plaçkitur shtetasit që nuk e donin me mbështetjen e përzemërt të Italisë fashiste. Gjatë luftës, Zogu kishte kërkuar strehim në Angli dhe zërat flisnin për një përgatitje për një rikthim të mundshëm të tij në fronin mbretëror. Ministria e Jashtme Britanike dështoi në çdo rast që tentoi të bënte të qartë pozicionin e saj në lidhje me zërat që qarkullojnë, por Komiteti i Ballkanit, i cili kryesohej nga i ndjeri Sir Eduart Boil, ishte shtysa e shqiptarëve për të protestuar për “sovranitetin e drejtë të Shqipërisë”. Nga ana tjetër, mbërritjet sekrete të agjentëve të Zyrës së Shërbimeve Strategjike në Londër, pohuan se britanikët po e mbanin Zogun “të ngrirë” për disponueshmërinë e tij në të ardhmen. Por arsye ishte gjithashtu dhe çështja e rëndë e Shqipërisë së Jugut, apo të ashtuquajturin “Vorioepir” siç e quajnë grekët. Deri në fillimin e viteve 1940, qarkullonin zërat se qeveria e Çërçillit i kishte premtuar Greqisë një të tretën e Shqipërisë, në shenjë mirënjohjeje për vlerësimin e sakrificave bërë nga populli helen në qëndresën e tyre ndaj forcave të aksit... (vijon nesër)
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009