Kapet, u arratis nga burgu në ‘97-n
09/06/2009 Kakavijë: Ndalohet 29-vjeçarin, ishte dënuar nga drejtësia me 8 vjet burg për vrasje
U kthye nga Greqia
KAKAVIJE - Një shtetas shqiptar është ndaluar në orët e para të pasdites së hënë nga shërbimet kufitare të Kakavijës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Vlorë e kishte dënuar atë me 8 vjet heqje lire, me akuzën “vrasje me dashje”. Burime zyrtare nga Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, pohuan se “shtetasi Miljan B., 29 vjeç, lindur në fshatin Petovë (Fier) dhe banues në Kombinat (Tiranë), është ndaluar nga shërbimet kufitare, në momentin ku autoritet greke po kryenin procesin e depërtimit, pasi kishte jetuar disa vjet si emigrant i paligjshëm në shtetin fqinj”. Po të njëjtat burime, nënvizuan se, personi i kërkuar ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Vlorë me tetë vjet burg, pasi i ndaluar kishte vrarë me thikë në vitin 1997 bashkëfshatarin e tij për motive të dobëta. “29-vjeçari ishte arratisur nga burgu në vitin 1997 dhe qysh prej atij viti, ai ishte larguar drejt Greqisë”.