Rriten kërkesat me 25% për t’u pajisur me viza
Marrëveshja e Shqipërisë dhe e Bashkimit Evropian për të liberalizuar vizat ka bërë që kërkesat e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar në Perëndim të rritet me 25 për qind. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi ditën e djeshme se aplikimet janë rritur, si dhe vizat e lëshuara janë me afate më të gjata se më parë. Ky fluks, sipas Hoxhës, ka sjellë që edhe momenti i pritjes për të marrë vizën të jetë më i gjatë se zakonisht. “Për shkak të shtimit të numrit të kërkesave për vizë kjo ka bërë që kohëzgjatja nga momenti i aplikimit të jetë më i lartë se zakonisht . Kjo ishte diçka që pak a shumë e parashikonim”, tha Hoxha. Ai shtoi se ambasadat e vendeve të BE-së në Tiranë nuk kanë refuzuar viza por kjo ka ndodhur vetëm në rastet kur qytetarët kanë pasur probleme me dokumentacionin ose kanë kërkuar të paraqesin dokumente të falsifikuara. Ai tha më tej se çdo tentativë për të marrë vizë me dokumente të falsifikuara, do të shoqërohet me penalizime të rënda. Sipas tij, ekziston edhe lista e zezë, e cila përdoret nga të gjitha vendet e BE-së, duke bërë që çdo mashtrues të mos udhëtojë në asnjë prej këtyre vendeve. “Të gjithë ata persona për të cilët verifikohet se kanë paraqitur dokumente jo të vërteta të falsifikuara apo të dyshimta, futen në një listë që unë do ta quaja lista e zezë. Kjo listë qarkullon në të gjitha vendet e BE-së dhe këta persona duhet ta kenë parasysh para se të dorëzojnë dosjen me dokumente të pavërteta tek vendet anëtare të BE-së se asnjëherë nuk do kenë mundësi të marrin vizë edhe kur të hiqen vizat”, - tha më tej diplomati Ferit Hoxha. Marrëveshjet me vendet Shengen kanë përfshirë edhe një grup kategorish të cilët jo vetëm që përjashtohen nga taksa prej 35 eurosh, por kanë lehtësi në marrjen e vizës. Këto kategori nuk kanë nevojë për dokumentacion mbështetës, por vetëm një ftesë që duhet të vijë nga personi apo institucioni që do ta presë në vendin e BE-së. Ftesa duhet të ketë elementet minimale të identifikimit. Disa nga përfaqësuesit që përfitojnë lehtësi në marrjen e vizës janë funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve shtetërore, biznesmenët, gazetarët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, pjesëtarët e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare, nxënësit, studentët në udhëtimet e organizuara për qëllime studimore, sportistët dhe shoqëruesit e tyre përfaqësuesit e zejeve dhe profesioneve, përfaqësuesit e qyteteve të binjakëzuara për programe zyrtare si dhe familjarët e afërt të qytetarëve që banojnë në vendin përkatës si prindërit, bashkëshortja dhe nipërit në linjë të drejtpërdrejt, jo nga motra apo vëllai. Kjo marrëveshje aktualisht është duke u zbatuar mes vendeve të BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm do të rishikohet mundësia për liberalizimin e plotë të vizave, dukë bërë që shqiptarët të udhëtojnë vetëm me pasaporta.
Afatet e vizave dhe procedura e marrjes
Viza me afat 5-vjeçar mund të përfitojnë vetëm ministrat, deputetët, gjyqtarët, funksionarët, që janë pjesë e delegacioneve zyrtare, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve me qëndrim të përhershëm në vendet e BE-së. Me viza me afat njëvjeçar mund të përfitojnë të gjitha kategoritë e përzgjedhura nëse ato do të justifikojnë nevojën për udhëtime të shpeshta. Taksa e vizës është përcaktuar 35 euro. Pothuajse për të gjitha kategoritë e përzgjedhura do të mënjanohet taksa e vizës, po ashtu edhe për rastet humanitare fëmijët nën 6 vjeç dhe pensionistët. Sipas marrëveshjeve, është përcaktuar që pasaportat diplomatike nuk kanë viza. Vizat normale mund të ketë një afat prej 90 ditësh, por për një periudhë prej 180 ditësh. Afatet pritëse për marrjen e vizës do të jenë fikse dhe me praktikë normale, e cila zgjat deri në 10 ditë, ndërsa për praktikat që kërkojnë verifikim do të ketë afat deri në 30 ditë ndërsa për praktikat urgjente nuk ka afat. Në rast se brenda këtij afati jepet përgjigja negative, atëherë viza nuk jepet, por shoqërohet me justifikimin e ambasadës. Në rast se përgjigjja nuk vjen brenda afatit, procedura e vizës konsiderohet si e rregullt dhe mund të paraqitesh pranë ambasadës për të tërhequr vizën. Aktualisht, vetëm me disa vende në BE-së janë firmosur marrëveshjet, kryesisht me vendet nordike.
Kategoritë e përzgjedhura
Funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve shtetërore
Biznesmenët
Gazetarët
Përfaqësuesit e komuniteteve fetare
Pjesëtarët e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare
Nxënësit, studentët në udhëtimet e organizuara për qëllime studimore
Sportistët dhe shoqëruesit e tyre
Përfaqësuesit e zejeve dhe profesioneve
Përfaqësuesit e qyteteve të binjakëzuara për programe zyrtare
Familjarët e afërt të qytetarëve që banojnë në vendin përkatës si prindërit, bashkëshortja dhe nipërit në linjë të drejtpërdrejt jo nga motra apo vëllai.
Pjesëmarrësit në funerale civile dhe ushtarake
Të përndjekurit politikë
Shoferët dhe trenistët e transporteve ndërkombëtare
Turistët, sipas një skeme të vetë vendit të BE-së
Raste humanitare