Brenda javës nis procesi i verifikimit të dëmeve
18/01/2011 Përmbytjet në Shkodër, flet Prefekti: Nuk ka afat, përcaktimet në 4 kategori
SHKODER- Brenda kësaj jave do të fillojë verifikimi në terren i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Shkodër. Ky fakt është bërë i ditur nga prefekti i qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, gjatë një deklarate të bërë për mediat.
Procesi
Sipas prefektit Cungu, ende nuk ka një afat për zgjatjen e procesit të verifikimit, por menjëherë më pas do nisë përllogaritja e dëmeve dhe shpërndarja e parave të dëmshpërblimit për familjet, apo individët që pësuan përmbytje gjatë dhjetorit të kaluar. Verifikimi i dëmeve në terren do bëhet nga grupet përkatëse të punës, të ngritura nga ministritë përkatëse. Ministritë janë të ndara për të pasur në ngarkimin kategori të ndryshme dëmesh të shkaktuara nga përmbytjet. Gjithsej janë katër kategori të dëmtuara, ku bëjnë pjesë banesat, ekonomitë bujqësore, objektet sociale dhe bizneset. Ministritë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, janë duke ngritur grupet e punës për të bërë vlerësimet sipas kategorive të përcaktuara në këtë vendim. Janë katër kategori. Për të vlerësuar dëmet në banesa është ngarkuar Ministria e Punëve dhe e Transportit Publik, së bashku me Entin Kombëtar të Banesave, ndërsa Ministria e Bujqësisë do vlerësojë dëmet në ekonomitë bujqësore. Ndërkohë ministritë e linjës, si Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve Publike, Transporteve do bëjë vlerësimet në institucionet publike. Për vlerësimin e dëmeve që iu janë shkaktuar subjekteve të biznesit do të merret Ministria e Financave”, theksoi prefekti Cungu. Ndërkohë, në përmjet deklaratës së prefektit Cungu u bë e ditur se po përgatiten formularët dhe listat e çmimeve për secilën nga objektet që si praktika do jenë në dispozicion të grupeve të ngritura nga secila ministri përgjegjëse”. Tashmë ministritë po përpunojnë dhe listat. Është Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave Civile, që ka qenë aktive gjatë gjithë këtij procesi, ajo që do i japë dorën përfundimtare dhe së shpejti, brenda 4-5 ditësh do kemi në terren grupet e punës që do punojnë me intensitet për verifikimin e dëmeve”, bëri të ditur prefekti Cungu. Përveç përgatitjes së fillimit për vlerësimin e dëmeve të përmbytjeve, prefekti Cungu deklaroi se banorët e zonës së Nënshkodrës do të vazhdojnë të furnizohen me ushqime për bagëtitë deri në pranverë. Për sa i përket interesimit të mediave për numrin e familjeve të dëmtuara, apo për një masë të përafërt të dëmeve në vlerë monetare, prefekti Cungu u përgjigj se nuk ka një numër të saktë të personave që do përfitojnë nga dëmshpërblimet dhe as një faturë, pa përfunduar në terren puna e grupeve të punës së ministrive përkatëse.