Fier, pranga shefit të policisë, vidhte naftën e Albpetrol
FIER- Shefi i Postës së policisë së Patosit dhe administratori i një shoqërie në qendër të Fierit janë arrestuar pasi akuzohen për “vjedhje dhe shpërdorim detyre”. Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një njoftimi për shtyp informon se në pranga kanë përfunduar Gerjan Kondi me detyrë Shef i postës se policisë Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier, dhe Vladimir Çilotaj, administrator i shoqërisë “Lladi 2008” me qëndër në Fier. Sipas prokurorisë “të arrestuarit akuzohen se në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto në pronësi të Albpetrol-sha Fier.” Arrestimi i tyre u krye në kuadër të hetimeve disa mujore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqyësor Fier. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “vjedhje në bashkepunim” më shumë se një herë me pasoja të rënda, ”pastrimi i produkteve të veprës penale”, “sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “përvetësimi i mallrave të vjedhura” , parashikuar nga nenet 135, 134/3 -25, 142, 287 dhe 287/b të Kodit penal.
Arrestimi i tyre është kryer në zbatim të urdhrërave të ekzekutimit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Fier.
Prokuroria e përgjithshme konfirmon se hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet për përfshirje në aktivitet kriminal dhe të personave të tjerë për të cilët po bëhen hetime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Ndaj shtetasve të arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg.
(s.g/balkanWeb)