E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes grupeve, një i vdekur dhe 4 të plagosur

18/01/2011  Ngjarja në qendër bastesh, 2 rëndë

KORcE- Një ngjarje e rëndë ka zënë fill në një qendër bastesh mbrëmjen e së hënës në qytetin e Korçës, ku ka mbetur i vdekur në vend një i ri dhe janë plagosur katër të tjerë, nga të cilët 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një qendër bastesh në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, e njohur ndryshe me emrin “Radaneci”, e cila është e populluar kryesisht nga komunitetet rome dhe egjiptiane. Aktualisht të plagosurit janë çuar në spitalin e qytetit për t’u dhënë ndihëm e parë mjekësore. Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ndërkohë autori i vrasjes është larguar nga vendi i krimit. Nga dëshmitarët okularë mësohet se dy grupet e të rinjve kishin nisur një sherr mes tyre për motive banale, por që më pas kjo grindje kishte degjeneruar në sharje dhe rrahje. Pas kësaj njeri nga pjesëmarrësit e grupit është larguar nga qendra e basteve për t’u kthyer sërish në vendin e sherrit, por kësaj radhe ai kishte marrë me vete dhe një automatik “Kallashnikov”. Sipas dëshmitarëve, i armatosuri me armë zjarri me t’u ndodhur pranë kundërshtarëve të tij kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ku nga breshëria e plumbave ka mbetur i vdekur në vend një i ri, ndërsa katër të tjerë të plagosur. Pas kësaj i riu që kishte qëlluar me armë ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, për të mos rënë në duart e policisë. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›