Brenda këtij viti, qendër trajnimi për bluzat e bardha
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Kooperacionin Zviceran, synojnë që brenda këtij viti të ngrihet një qendër trajnimi për mjekët dhe infermierët, e cila do t i ndihmojë ata në formimin e vazhduar. Sipas burimeve nga MSH fillimisht, kjo qendër do ta ushtrojë aktivitetin në Tiranë, ndërsa në faza të mëvonshme qendra të tilla do të ngrihen në të gjitha qarqet e vendit. Sipas burimeve të mësipërme, formimi i vazhduar nëpërmjet Qendrës së Formimit të Vazhduar, do të evidentojë nevojat për trajnim të kategorive të ndryshme të personelit shëndetësor, do të identifikojë propozimet dhe prioritetet e MSH-së për edukimin e vazhduar, si dhe do të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve dhe programet e edukimit të vazhduar në nivel kombëtar. Trajnimi i vazhdueshëm i personelit shëndetësor është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, e cila këtë vit mundësoi rinisjen e specializimeve pasuniversitare për mjekët, pas disa vitesh ndërprerjeje. Vitin e kaluar numrin më të madh të kualifikimeve e zunë ato të mjekëve specialistë, kryesisht për imazherinë dhe rifreskim të njohurive mjekësore. Sipas të dhënave nga MSH, krahasuar më vitin 2006 ka një rritje të numrit të kualifikimit të mjekëve si jashtë vendit (ku janë trajnuar rreth 20 mjekë), ashtu dhe në spitalet universitare të Tiranës, (ku janë specializuar rreth 260 të tjerë). Ndërsa për sektorin e infermieristikës, nënvizuan burimet e mësipërme, po përgatiten politika të reja për te përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme standardet dhe cilësinë e kujdesjeve infermierore, të cilat çojnë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në të gjitha shërbimet spitalore dhe shërbimet e Kujdesit Parësor në qendër e në rrethe. Me ngritjen e qendrave të trajnimit në të gjitha hallkat e sistemit (shëndet publik, kujdes parësor dhe spitalor) dhe në të gjitha nivelet, mjekët e përgjithshëm, mjekët specialistë, infermierët, menaxherët etj, do të përfshihen në një program të gjerë formimi gjatë gjithë viteve të profesionit.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008