“Shërbimi shëndetësor për të dënuarit është përmiësuar”
Autori i Lajmit: red.
Pas botimit të artikullit të mësipërm nga gazeta “Ballkan” ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Zyra e shtypit e kësaj drejtorie konfimron se i është dhënë një rëndësi mjaft e veçantë kujdesit shëndetësor të personave me liri të kufizuar. “Duke u bazuar në rekomandimet e dhëna nga organizata të ndryshme të cilat operojnë në këtë fushë, janë bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e kushteve të jetës së komunitetit me liri të privuar. Për këtë, është bërë një strukturim i ri i stafit shëndetësor në burgje dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor. Mesatarisht një institucion penal ka në strukturën e tij 1 mjek të përgjithshëm, një stomatolog, një farmacist dhe katër infermierë. Kjo organikë ndryshon në varësi të kapacitetit të burgjeve,” theksojnë të njëjtat burime. Gjithashtu thuhet se të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit janë të pajisur me Kartela Mjekësore dhe stomatologjike si dhe është realizuar unifikimi i dokumentacionit shëndetësor në të gjithë sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. “Çdo personi me liri të kufizuar i ofrohet asistencë mjekësore e specializuar në vendin e vuajtjes së dënimit, ku çdo javë, përveç stafit ekzistues u dërgohen ekipe mjekësh të fushave të ndryshme. Madje çdo të dënuari dhe të paraburgosuri i është ofruar trajtimi medikamentoz i të gjitha kostove,” konfirmojnë burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lidhur me krizën e barnave Zyra e Shtypit e kësaj Drejtorie konfirmon se janë blerë medikamentet e urgjencës për të gjithë sistemin e burgjeve në fushën e kardiologjisë, endokrinologjisë, psikiatrisë dhe urgjencave kirurgjikale. Në krahasim me vitin 2007, ku ishin akorduar 11 milion lekë për medikamente, për vitin 2008 për sistemin e burgjeve është akorduar një fond prej 18.5 milion lekësh. Për materiale stomatologjike për vitin 2007 u akorduan 1 milion lekë (të reja), ndërsa për 2008, 2.5 milion. Për aparaturat mjekësore në 2007 u akorduan 4.5 milion lekë, ndërsa për vitin 2008, 9 milion lekë. “Gjatë korrikut u zhvillua tenderi për medikamentet dhe materialet stomatologjike, ku brenda muajit gusht u realizua shpërndarja e këtyre artikujve medikamentoz në të gjithë sistemin e burgjeve,” theksojnë burimet. Në proces tenderimi janë aparaturat mjekësore, ku do të realizohet një repart reanimacioni në spitalin e burgut, gjë e cila do të përmirësojnë ndjeshëm shërbimin shëndetësor, si në cilësi dhe në kohë. Burime nga Drejtoria theksojnë se për herë të parë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po realizon depistimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në bashkëpunim me OBSH-së për turbekulozin. Ky depistim ka filluar për herë të parë në burgun e Lezhës ku janë depistuar 400 veta në bashkëpunim dhe me dispanceritë e rrethit të Lezhës. Është planifikuar që ky depistim të realizohet për 4000 persona, gjithmonë duke respektuar vullnetin e lirë të personit. Për të përmirësuar nivelin e shërbimit shëndetësor, janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me institucione mjekësore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, si Autoriteti shëndetësor rajonal që konsiston në asistencë mjekësore gjinekologjike në paraburgimin” Jordan Misja dhe burgun “ Ali Demi regjimin e grave, Drejtorinë e Shëndetit Publik Krujë, ku ofrohet ndihma e mjekut psikiatër, me Spitalin Universitar “Nënë Tereza” i cili ofron trajtime specifike shëndetësore. Në ndryshim nga të gjitha vitet stafi shëndetësor është trajnuar dhe po trajnohet nga Shoqata Stop/Aids mbi sëmundjen e sidës. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është sensibilizimi i stafit medico- social dhe policor mbi sëmundjen e AIDS. Ky trajnim realizohet edhe për të dënuarit dhe paraburgosurit ku dhe ata trajnohen dhe sensibilizohen mbi masat profilaktike të kësaj sëmundje.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008