Debate në Kongres mbi planin e administratës
Autori i Lajmit: red.
Anëtarë të Kongresit kërkuan më shumë mbrojtje për taksapaguesit si dhe më shumë kontroll nga Kongresi mbi planin që është duke u debatuar për ndihmat prej 700 miliardë dollarësh për institucionet financiare në Shtetet e Bashkuara që rrezikojnë të dështojnë. Demokratët dhe disa republikanë shprehën pakënaqësi me planin paraprak të propozuar nga administrata e presidentit Bush.
Ndërkohë që negociatat me administratën e presidentit Bush vazhdojnë dhe versione të projektligjit që mund të merret në shqyrtim që nesër në Kongres, janë qarkulluar në Kapitol, ligjvënësit shprehën shqetësime e tyre. Sipas projektligjit që do të shqyrtojë Kongresi, qeveria federale do të shpenzonte miliarda dollarë për blerjen e aseteve që u ka rënë vlera, veçanërisht huatë e shtëpive në Shtetet e Bashkuara që rëndojnë mbi kompani të rëndësishme financiare. Duke mbajtur në dorë një kopje prej tre faqesh të propozimit fillestar që iu dha Kongresit nga sekretari i Thesarit, Henri Polson, demokrati nga shteti i Oregonit, Piter Defazio, tha se propozimi do t i vinte taksapaguesit amerikanë në një pozitë të vështirë. "Sekretari Polson kërkon ta hartojë projektligjin në atë formë që barra të bjerë mbi taksapaguesit. Jo. Ne duhet të marrim një siguri për pronat e këtyre kompanive, ose duhet t u zgjasim atyre afatin kohor për borxhet", - tha ai. Gjithashtu, kritika u vunë re dhe nga ana e republikanëve, si nga republikani nga shteti i Floridës, Klif Stërns, i cili tha se propozimi fillestar i jep sekretarit të Thesarit një autoritet pa precedent, duke mos parashikuar një mbikëqyrje. Duke analizuar propozimin e administratës vetëm si propozim fillestar dhe jo si përfundimtar, udhëheqësi i demokratëve në Senat, Heri Rid, përforcoi kërkesën për më shumë përgjegjësi për çdo ligj të miratuar nga Kongresi.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008