E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntë të vdekur nga të shtënat në shkollë

Autori i Lajmit: red.
Policia finlandeze tha se të paktën nëntë persona janë vrarë, kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë profesionale në perëndim të vendit. Një numër njerëzish janë lënduar në shkollën e qytetit Kauhajoki. Mediat raportojnë se personi që hapi zjarr në shkollë ka qëlluar edhe veten, por u ka mbijetuar plagëve. Ai thuhet të jetë një student 22-vjeçar i kësaj shkolle. Të shtënat e djeshme ndodhën pothuajse një vit pasi një person i armatosur vrau tetë persona dhe veten në një shkollë në jug të Finlandës.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›