E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP: Hetim vendimeve te ish komisioneve

13/07/2010 Avokatura e Shtetit ka të drejtë të kërkojë rishikim dhe 5 vjet pas vendimit

Ndryshimet në ligjin e pronave, propozimet pas vendimit të Kushtetueses

Rrëzimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese i disa neneve të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ka bërë që mazhoranca të paraqesë një sërë amendimesh që kanë të bëjnë me ligjin në fjalë. Iniciativën për këtë e ka marrë deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Në ndryshimet e paraqitura vetëm për mënyrën e rishikimit janë paraqitur plot shtatë amendime, dhe është ndryshuar plotësisht neni 16 i këtij ligji. Në këto amendime jepen të detajuara rastet se kur drejtori i AKKP-së ka të drejtë të rishohë vendimet e AKKP-ve rajonale, apo ato të ish-komiteteve për kthimin dhe kompensimin e pronës. Nga ana tjetër, i jepet e drejta drejtorit të AKKP-së që pas marrjes në shqyrtim të çështjes dhe kthimit të saj në themel, të marrë vendim për shfuqizimin e vendimeve të paraardhësit, në rast se konstatohen shkelje procedurale. Një rol i rëndësishëm në këtë proces duket se i është dhënë dhe Avokaturës së Shtetit, e cila ka të drejtë të bëjë kërkesë për rishqyrtim të çështjes, deri në 5 vjet pas marrjes së vendimit, ndërsa subjektet e kanë këtë të drejtë brenda 45 ditëve.

Projektligji i plote ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›