Brenda një viti, 1000 apartamente për të pastrehët në Tiranë

“Townhall meeting”- Basha te njësia 7, bashkëbisedim me qytetarët dhe artistët
Kandidati demokrat premton se do strukturojë një raport konsensual mes bashkisë dhe qytetarëve, me qëllim që këta të fundit të jenë pjesë e qenësishme e ndryshimeve progresiste të metropolit shqiptar
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me banorët e Njësisë Bashkike numër 7, platformën e tij, ku për herë të parë vihet në qendër qytetari. Në formatin e ri që po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, “Townhall meeeting”, Basha i është përgjigjur interesit të qytetarëve në lidhje me shqetësimet që hasin përditë si infrastruktura, strehimi, transparenca, e deri tek politikat sociale. Kandidati demokrat tha se shumë shpejt Tirana do ketë një plan urbanistik të mirëstudiuar, me qëllim që çdo qytetar të ketë shenjën e tij biometrike aty. “Do krijojmë një kulturë të re konsensusi me qytetarët, për interesat e qytetit dhe testi më i madh këtu do të jetë plani i ri urbanistik i Tiranës dhe unë ju siguroj se do të bëj gjithçka që ky plan i ri urbanistik të ketë shenjën biometrike të çdo qytetari të Tiranës”- tha ai. Pyetjes së qytetarëve se çfarë do të bëjë ai për trajtimin e moshës së tretë, Basha iu përgjigj duke thënë se pikë së pari do të ngrejë pranë çdo njësie vendore një qendër sociale për të moshuarit me kujdes të përditshëm dhe me kapacitet të përnatshme me shtretër, ku të moshuarit do kenë shërbim mjekësor falas, aktivitete ndërvepruese të përditshme me njëri-tjetrin, shtyp falas dhe lehtësi të tjera. “Do të nisim menjëherë nga puna duke venë territoret publike të Bashkisë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Do ndërtojmë në këtë mënyrë, në partneritet me sektorin privat, në katër vitet e ardhshme, të paktën 1 mijë apartamente për të pastrehët. Për çiftet e reja, do të kemi një fond special të garantuar nga Bashkia e Tiranës që do të bëjë të mundur kredi të zbutura”- tha më tej Basha. Duke shtuar se në projektin e Lulzim Bashës, një vend të veçantë zë politika për artin dhe kulturën. Artistët jo vetëm që nuk do jenë më të harruar dhe të braktisur, por sipas Bashës do të gjejnë tek Bashkia një mbështetës të madh të projekteve të tyre. Për t’u ardhur në ndihmë artistëve, Basha parashikon rritje të buxhetit të Bashkisë për artin dhe kulturën. Duke përqafuar idenë e hedhur nga artistët për ta shndërruar Tiranën në një kryeqytet europian të kulturës, Basha e ka vendosur si objektiv të punës së tij. Ashtu si për sportistët, edhe për artistët, Basha premtoi ngritjen e një fondi ekselence nga Bashkia. “Unë besoj se ka ardhur koha që ne t’i vëmë vetes objektiv që Tirana të jetë kryeqytet europian i kulturës në 5 vitet e ardhshme. Ka ardhur koha që ky qytet dhe qytetarët e tij të marrë përgjegjësitë e veta për trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore e artistike dhe autorët e saj. Unë jam i vendosur të përdor të gjithë energjitë bamirëse të këtij qyteti, por me Bashkinë në krye, që të themelojmë një fond ekselence për të siguruar dinjitetin e plotë njerëzor në çdo ditë të jetës të çdo autori, prodhuesi, të vlerave artistike kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Unë ju premtoj se fondin e ekselencës do ta bëj realitet Brenda vitit 2011”- tha Basha. Në projektin e tij për artin dhe kulturën, ndër të tjera, Lulzim Basha parashikon edhe rikthimin e hapësirave që u përkasin atyre. Kandidati për kryebashkiak, premtoi ndërtimin e filarmonisë së Tiranës, galerisë Bashkiake dhe qendrës multimediale, si dhe krijimin e hapësirave për artistët e rinj.
Keni thënë që do ta bëni Bashkinë më shumë transparente, si?
Do krijojmë një kulturë të re konsensusi me qytetarët, për interesat e qytetit dhe testi më i madh këtu do të jetë plani i ri urbanistik i Tiranës dhe unë ju siguroj se do të bëj gjithçka që ky plan i ri urbanistik të ketë shenjën biometrike të çdo qytetari të Tiranës.
Çfarë do të bëni ju zoti Basha për trajtimin e moshës së tretë?
Pikësëpari do ngre pranë çdo njësie vendore një qendër sociale për të moshuarit me kujdes të përditshëm dhe me kapacitet të përnatshme me shtretër. Të moshuarit aty do kenë shërbim mjekësor falas, aktivitete ndërvepruese të përditshme me njëri-tjetrin, shtyp falas dhe lehtësi të tjera. Së dyti, në qytetin e Tiranës, çdo pensionist apo pensioniste mbi moshën 65 vjeç, do të ketë transport publik falas.
Kemi 20 vjet që bëjmë dokumente për tu strehuar dhe jemi akoma në këtë gjendje?
Do të nisim menjëherë nga puna duke venë territoret publike të Bashkisë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Do ndërtojmë në këtë mënyrë, në partneritet me sektorin privat, në katër vitet e ardhshme, të paktën 1 mijë apartamente për të pastrehët. Për çiftet e reja do të kemi një fond special të garantuar nga Bashkia e Tiranës që do të bëjë të mundur kredi të zbutura. Në projektin e Lulzim Bashës, një vend të veçantë zë politika për artin dhe kulturën. Artistët jo vetëm që nuk do jenë më të harruar dhe të braktisur, por sipas Bashës do të gjejnë tek Bashkia një mbështetës të madh të projekteve të tyre. Për tu ardhur në ndihmë artistëve, Basha parashikon rritje të buxhetit të Bashkisë për artin dhe kulturën. Duke përqafuar idenë e hedhur nga artistët për ta shndërruar Tiranën në një kryeqytet Europian të kulturës, Basha e ka vendosur si objektiv të punës së tij. Ashtu si për sportistët, edhe për artistët, Basha premtoi ngritjen e një fondi ekselence nga Bashkia.
“Unë besoj se ka ardhur koha që ne t’i vëmë vetes objektiv që Tirana të jetë kryeqytet Europian i kulturës në 5 vitet e ardhshme. Ka ardhur koha që ky qytet dhe qytetarët e tij të marrë përgjegjësitë e veta për trashwgimninë e jashtëzakonshme kulturore e artistike dhe autorët e saj. Unë jam i vendosur të përdor të gjithë energjitë bamirëse të këtij qyteti, por me Bashkinë në krye, që të themelojmë një fond ekselence për të siguruar dinjitetin e plotë njerëzor në çdo ditë të jetës të çdo autori, prodhuesi, të vlerave artistike kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Unë ju premtoj se fondin e ekselencës do ta bëj realitet Brenda vitit 2011”- tha Basha. Në projektin e tij për artin dhe kulturën, ndër të tjera, Lulzim Basha parashikon edhe rikthimin e hapësirave që u përkasin atyre. Kandidati për kryebashkiak, premtoi ndërtimin e filarmonisë së Tiranës, galerisë Bashkiake dhe qendrës multimediale, si dhe krijimin e hapësirave për artistët e rinj.
Basha viziton tregun e Medresesë: Ulje taksash, shërbime dhe paga më të mira
Shërbimet e munguara për taksat e mbledhura nga Bashkia e Tiranës, është shqetësimi i të gjithë tregtarëve në kryeqytet. Përveçse u duhet të paguajnë taksa gjithnjë në rritje, tregtarët duhet të sigurojnë vetë pastrimin dhe gjelbërimin. Ky fakt iu bë i ditur kandidatit për Kryetar të Bashkisë Tiranë Lulzim Basha nga tregtarët e Medresesë. Basha u bëri me dije se brenda këtij muaji në krye të Bashkisë, do të ulë taksën e pastrimit dhe do të heqë taksën e gjelbërimit dhe të tabelës. Kjo sipas Bashës do të ndikojë në rritjen e të punësuarve dhe do të sjellë paga më të mira për punonjësit.
“Paguajmë taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksa tabele, më shkon rreth 900 mijë lek. Dhe pastrimin e bëjmë vetë”- i tha Bashës një tregtar. Më tej një tjetër tregtar tha se paguan 325 mijë lekë taksë për tre muaj ndërsa pagat i ka 150 mijë të vjetra të muaj.
“Duke ulur taksat e bashkisë që ju kushtojnë pothuajse sa një rrogë e juaja, pronarit tuaj, do të këtë më shumë para për një pagë më dinjitoze për punëtorët, po kështu më shumë para për të investuar dhe për të kryer më shumë xhiro. Unë garantoj që për mua, përveç luftës tuaj nuk do të ketë luftë tjetër, beteja që keni ju do të jetë beteja ime. Do të përkushtohem me mish e me shpirt për ato objektiva që kam deklaruar. Duke filluar me punësimin që njerëzit të kenë para në xhep që të vijnë të blejnë dhe të gjenerojnë tek ju fitim, që tregu të lëvizë dhe të vendosë në lëvizje të gjithë zinxhirin. Do ta fillojmë me uljen e taksave këtë muaj, se ka hyrë maji. Nuk do flasim për ato që kemi bërë do flasim për çka do bëjmë. Tani kemi punë për të bërë në Tiranë kemi shumë punë për të bërë dhe do arrij gjithashtu gjëra të mira. Siç kemi arritur vizat do arrijmë shumë gjëra të mira për Tiranën”- tha Basha gjatë takimit me tregtarë dhe qytetarë të zonës së Medresesë.
Në projektin e tij për Tiranën Basha parashikon përmirësimin e kushteve në tregje, përfshi edhe tregun e Medresesë dhe ndërtimin e tregjeve të reja. Me ardhjen në krye të Bashkisë Tiranë Basha tha se do ti jepet fund praktikës së pagimit të taksave pa marrë shërbim.
Lulzim Basha premton kopshte verore që gratë të mos ndërpresin punën: Kushte për nënat në marrëdhënie pune
Rritja e mirëqenies përmes punësimit, pagave dhe shërbimeve më të mira, si edhe normalizimi i çmimeve, janë prioritetet në projektin që Lulzim Basha ofron për Tiranën. Në një takim me punonjëse në një fabrike fasone, Basha garantoi politika mbështetëse për gratë. Kështu, për t’u ardhur në ndihmë grave në marrëdhënie pune, Basha premtoi hapjen e shkollave dhe kopshteve gjatë verës. “I njohim problemet dhe do punojmë fort për t’i zgjidhur ato. Duke filluar nga hapja e vendeve të reja të punës, tek kushtet më të mira në punë, rroga më të mira, kushte më të mira për të lëvizur dhe kushte më të mira jetese. Këto kemi detyrat tona kryesore dhe nuk do merremi me asgjë tjetër përveç tyre. Të jeni të sigurta që do përkushtohem me mish e me shpirt. Ne do bëjmë kopshte me drekë dhe kopshte vere që kur mami të jetë në punë, fëmijët të jenë me shokët. Unë ju premtoj se do të rri në krye të punëve të qytetit dhe nuk do merrem as me sherre, as me konflikte politike”- tha Lulzim Basha gjatë takimit me një grup grash të punësuara.