Idrizi: Bashkimi ekonomik i Shqipërisë e Kosovës ka nisur në Tropojë
04/05/2011 Pritje madhështore në Tropojë e PDIU-së
Pas një vizite të shkurtër në Prizren, drejtuesit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijuan fushatën në Tropojë, ku u pritën nga qindra mbështetës të çështjes kombëtare. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kërkoi votën e të gjithë qytetarëve të Tropojës, duke u thënë se “ne kemi qenë të parët që kemi folur për idenë e bashkimit kombëtar që nis nga ekonomia. Kjo ide merr kuptim të madh këtu në Tropojë”. Kreu i PDIU-së shprehu bindjen e tij se Shqipëria dhe Kosova do të bëhen një fuqi rajonale energjetike në rajon, në çastin që do të bashkojnë ekonomitë e tyre, sipas programit të partisë. Idrizi kërkoi mbështetjen e të gjithë patriotëve shqiptarë në këtë projekt ambicioz të PDIU-së. “Ne do punojmë që të krijohen realitete ekonomike të përbashkëta. Ndërmarrje të përbashkëta. Biznese të përbashkëta. Jo konkurrencë mes shqiptarësh, por bashkim. Vazhdimi i rrugës në Prizren do të forcojë shpresën. Kosova nga ana tjetër po e bën rrugën Prizren-Gjakovë, krahas autostradës së kombit. Ne kemi ide që kjo rrugë të mos mbetet thjesht rrugë, por kemi ide si të krijojmë bashkimin ekonomik të shqiptarëve. Ky bashkim fillon nga rruga, por duhet të mbushet me ide të mëdha”, tha Idrizi.