E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Bashën qytetarët do marrin hipotekat brenda datës 15 nëntor 2011

04-05-2011 / Gazeta 55

Zëdhënësja e Bashës, Anila Bisha: Edi Rama ka qenë pjesë e problemit që pengonte hipotekimin e apartamenteve

Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, garanton dhe njëherë kryeqytetasit se pronarët e apartamenteve do marrin hipotekat në dorë, brenda 6 muajve të parë të mandatit të tij në krye të bashkisë. Duke iu referuar lëvizjeve tinëzare të Edi Ramës, i cili e konsideron hipotekimin si një proces të pamundur për t’u realizuar, zëdhënësja e shtabit elektoral të kandidatit Basha, Anila Bisha tha se kryetari në detyrë i bashkisë, ka qenë pjesë e bllokimit të hipotekave. “Edi Rama tregoi edhe një herë se nuk ka fuqi të shkëputet nga politika e vjetër e fajësimit të të tjerëve dhe largimit të përgjegjësive që i takojnë. Mos hipotekimi i apartamenteve, ka ndodhur sepse Edi Rama ka qenë gjithë këto vite pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Mos hipotekimi ka ndodhur nga bllokimi abuziv dhe jo transparent që Edi Rama u ka bërë lejeve të shfrytëzimit, dhe kjo nuk ka lidhje me legalizimin”- tha Bisha. Sipas saj, kjo situatë do ndryshojë me Lulzim Bashën, pasi ai është ndryshe nga Edi Rama. “Lulzim Basha është ndryshe. Ai do të zhbllokojë ngërçin e lejeve të shfrytëzimit. Dhe si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të pajisë me certifikatën e pronësisë, brenda datës 15 nëntor 2011, të gjithë bashkëqytetarët tanë që e vuajnë këtë problem prej vitesh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›