“Brenda tetorit do të japim lejet e reja të legalizimit”
Nëndrejtori i ALUIZNI-it, Ferdinand Shehu, tregon për ecurinë e procesit të legalizimeve
Eljona Ballhysa
Agjencia e Legalizimit është duke punuar për plotësimin me dokumentacionin përfundimtar të dosjeve të pallateve me shtesa. Nëndrejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën “Albania” se aktualisht pranë kësaj agjencie ndodhet dokumentacioni për rreth 400 pallate me shtesa të ndërtuara pa leje. Shehu ka bërë të ditur se agjencia ka përfunduar dokumentacionin për 130 pallate me shtesa. Ai thekson se brenda muajit tetor kjo agjenci do të japë lejet e tjera të legalizimit pas atyre që iu dhanë qytetarëve të zonës së Kasharit në Tiranë. Shehu bën të ditur se Agjencia është duke punuar në disa drejtime. Përveç punës që po bëhet me shtesat e pallateve, një tjetër punë voluminoze është ajo e hartimit të projektvendimeve për t’iu dorëzuar për miratim Këshillit të Ministrave për kompensimin e ish-pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Shehu bën të ditur se ky proces është vonuar për shkak se njësitë e qeverisjes vendore, por edhe Bashkia e Tiranës ka dorëzuar dokumentacionin e duhur me vonesë pranë ALUIZNI-t.
Zoti Shehu, ka mëse dy muaj që kanë hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin për legalizimet. Aktualisht si po ecën procesi i legalizimit?
Jemi në fazën përfundimtare, ku po përgatisim projektvendimet e qeverisë për kompensimin e pronarëve, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Gjithashtu jemi duke përgatitur projektvendimet që shumë shpejt do të kalojnë në Këshillin e Ministrave për kalimin e pronësisë të zonave informate, ku pronësia është e shtetit, ndërsa në rastin e kompensimit është pronë e pronarëve të ligjshëm. Po punohet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Synimi i punës sonë është që procesi i legalizimet të mos ndjehet vetëm në një qytetet të madh, por të ndjehet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në ditët në vazhdim do të shikoni se do të ketë një numër të konsiderueshëm të lejeve të legalizimit që do t’u jepen qytetarëve. Por duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një volum të madh pune, pasi ky është një proces me një problematikë të gjerë. Kemi të bëjmë me shumë raste të mbivendosjes së pronësisë dhe me parregullsi të tjera që lidhen me këtë proces.
Konkretisht, çfarë pune po bëhet për legalizimin e shtesave në pallate?
Gjej rastin për të sensibilizuar pronarët e pallateve me leje, që kanë devijuar nga projekti dhe kanë bërë shtesa në lartësi dhe anësore. Pasi është dërguar dokumentacioni i duhur pranë Bashkisë së Tiranës, tashmë ky dokumentacion, që është rreth 40% e dosjeve, është dorëzuar pranë ALUIZNI-t, por pjesa tjetër për shkak të vonesave burokratike nuk ka ardhur ende, por po procedohet dita ditës. Ne sot kemi marrë nga Bashkia e Tiranës një numër të konsiderueshëm dosjesh. Rreth 50% e kompanive të ndërtimit janë paraqitur pranë grupit të punës që po merret me pallatet me shtesa për plotësimin dhe akordimin e të gjithë veprimtarisë dhe për plotësimin e dosjes dhe menjëherë do të pajisen me faturën financiare. Fatura financiare përmban në vetvete tarifën e shërbimit, e cila shkon për llogari të ALUIZNI-t, taksën e ndikimit në infrastrukturë për shtesën që kanë bërë në pallat dhe penalitetet. Penalitetet do të jenë dy llojesh. Penalitet për ndërtimin që ka bërë pa leje dhe penalitet për vonesën në vetëdeklarim nëse e kanë e plotësuar formularin me vonesë. Për të mos qenë burokratë, për subjektet që janë paraqitur, brenda ditës ne i kemi plotësuar dosjet e legalizimit. Kemi saktësuar të gjithë metrat katrorë të ndërtimit shtesë që janë bërë. Kemi përcaktuar destinacionin e tyre, më pas grupi i terrenit ka bërë verifikimin në terren të të gjithë sipërfaqes. Kërkojmë nga kompanitë e ndërtimit që kanë shkelur lejen e ndërtimit dhe kanë bërë shtesa në pallate, të paraqiten pranë grupit të punës tek ALUIZNI për të konkluduar pjesën finale me dosjet e legalizimit.
Me sa pallate po punoni aktualisht për të konkluduar këtë proces?
Tashmë flitet për 400 pallate. Ne sot jemi duke përfunduar rreth 130 pallatet e para.
Kur pritet të hapen lejet e legalizimit për banorët e tyre?
Shumë shpejt. Një pjesë e kompanive kanë filluar të likuidojnë faturat financiare dhe gjobat. Nesër do të kemi të tjera fatura të shpërndara. Ka një interesim dhe të vetë subjekteve për t’iu përgjigjur të gjitha detyrimeve. Kanë shprehur gatishmëri për të paguar penalitetet. Ndaj shpresojmë që procesi të përfundojë shpejt.
Si do të veprohet në rast se kompanitë nuk paguajnë? A do ta marrin lejen e legalizimit banorët që kanë blerë apartamente?
Ne do të ndjekim rrugët ligjore për ato subjekte që nuk paraqiten dhe që nuk paguajnë detyrimet e parashikuara në ligj. Ne do t’u drejtohemi Tatimeve që subjekti të paguajë faturat, në mënyrë që të lirojmë menjëherë qytetarin që të marrë lejen e legalizimit. Normalisht, në qoftë se pronari do të tregohet indiferent ndaj kësaj administrate, e cila ka marrë gjithë përgjegjësinë për të realizuar këtë proces, ligji ka parashikuar hapat që ndiqen. Ne vazhdojmë procedurat e legalizimit të pallatit ndërsa me pronarin merren strukturat ligjore, si Tatimet, Përmbarimi, të cilat gjejnë mënyrat dhe mekanizmat për të gjetur këto të ardhura. Por deri tani ne s’kemi pasur asnjë kundërshtim nga subjektet e interesuara në këtë proces.
Ju folët për legalizimin e shtesave që i janë bërë pallateve të reja me leje. Po përsa u përket pallateve të vjetra, shtesat e të cilave janë bërë nga banorë, çfarë po bëhet me to?
E kemi parashikuar dhe këtë punë. Sot në Drejtorinë rajonale të Tiranës po grupohen tipat e shtesave. Sepse është dhe një problem. Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore kanë sjellë dosjet sipas mënyrës së vetëdeklarimit, ndërsa tani po grupohen sipas zonave kadastrale dhe normalisht me grupimin e tyre menjëherë fillon e njëjta procedurë, pra verifikimi në terren i tyre. Edhe me ta po punohet.
Çfarë është bërë me procesin e kompensimit të pronarëve? Ishte premtuar se lista e parë do t’i dërgohej qeverisë për miratim në datën 15 shtator. Pse u shty?
Tashmë e kemi bërë të qartë se nuk do të ketë legalizim pa kompensim. Ky ligj merr përsipër dhe pjesën e pronarëve të ligjshëm. Më 15 shtator ishte afati i fundit ligjor që njësitë e qeverisjes vendore të dorëzonin dosjet për ish-pronarët pranë ALUIZNI-t. Këto dosje u vonuan nga njësitë e qeverisjes vendore. Edhe sot ka njësi që nuk i ka dhënë dosjet ende. Bashkia e Tiranës ka numër pallatesh që akoma nuk i ka dhënë edhe sot. Sepse ka një vonesë burokratike. Ne jemi duke punuar me projektvendimet për t’ia dërguar për miratim qeverisë. Shpresojmë që së shpejti të dërgojë një numër të konsiderueshëm.
Këto vonesa nga Bashkia e Tiranës, apo nga njësitë e tjera vendore, a lidhen me pengesat politike të procesit?
Jo, nuk ka lidhje fare. Ideja është që ka njerëz më pak se ç’duhet për të bërë këtë punë.
Lejet e para të legalizimeve janë dhënë në shkurt të 2007-s, me rastin e zgjedhjeve lokale. Kur pritet dhënia e lejeve të tjera të legalizimeve, meqë jemi në një vit elektoral?
Kam idenë që nëse çdo gjë shkon mirë, këtë muaj do të kemi leje legalizimesh. Por, se sa janë, kjo nuk varet nga ne, por nga shpejtësia e qytetarëve që do t’i përgjigjen procesit të shlyerjes së detyrimeve financiare.
Cili do të jetë roli i qytetarëve në këtë proces? Pra, çfarë duhet të bëjnë qytetarët?
Vetëm t’u përgjigjen pagesave dhe detyrimeve, si pronarët, ashtu dhe qytetarët. Të paguajnë tarifën e shërbimit dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë. Ne kemi dhënë porosi që tarifa e shërbimit të paguhet në masë. Ndërkohë që të gjithë duhet t’u drejtohen sporteleve të bankës afër banesës së tij për të shlyer këto detyrime financiare. Ne deri tani kemi parë një reagim të mirë të qytetarëve për t’iu përgjigjur kësaj pagese.
Ka pasur një premtim politik të PD-së për ta përfunduar procesin e legalizimeve brenda mandatit të parë qeverisës. Mendoni se me këto ritme do të arrini ta mbani këtë premtim?
Ne themi se po. Tashmë fillon i gjithë mekanizimi që ecën përpara.
7 Tetor 2008