E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës, shpallen 36 pedagogët e rinj për tre fakultete

Publikohen emrat fitues për Mjekësinë, Shkencat e Natyrës dhe Gjuhët e Huaja. Nisin emërimet, përcaktohen departamentet sipas fakulteteve ku do të punësohen

Jonida Tashi

Përfundon rekrutimi i pedagogëve të rinj në tre fakultete të Universitetit të Tiranës. Tashmë ky universitet ka nisur shpalljen e pedagogëve të rinj, që do t’i bashkëngjiten trupës së tij akademike. Lajmi bëhet i ditur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili sqaroi dje për gazetën “Albania” se aktualisht është bërë shpallja e fituesve për tre fakultete. Përkatësisht janë shpallur pedagogët e rinj për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Rektori Kule sqaron se në ditët në vijim do të shpallen pedagogët e rinj edhe për pesë fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës. Deri tani janë shpallur vetëm 36 pedagogë të rinj nga 160 të tillë që do t’i shtohen stafit akademik të universitetit më të madh në vend.
Emërimet
Rektorati i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me komisionet e vlerësimit të kandidatëve për pedagogë, të ngritura në çdo fakultet, pas përzgjedhjes se pedagogëve kanë përcaktuar edhe departamentet ku ata do të punësohen. Kontrata e punës për të gjithë pedagogët e rinj që do të japin mësim në fakultetet e UT-së për vitin akademik 2008-2009 do të jetë 1-vjeçare. Emërimet në departamentet përkatës të fakulteteve janë bërë jo vetëm sipas nevojave të tyre për pedagogë, por edhe sipas kritereve që plotësojnë kandidatët e shpallur fitues. 36 pedagogët e rinj, që janë përzgjedhur deri tani në tre fakultete të Universitetit të Tiranës, janë shpërndarë sipas kërkesave në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, atë të Mjekësisë dhe te Gjuhët e Huaja. Kështu, stafit pedagogjik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për vitin e ri akademik do t’u shtohen tetë pedagogë të rinj. Ndërsa Fakultetit të Mjekësisë pesë pedagogë. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja stafit akademik do t’i bashkëngjitet një numër më i madh pedagogësh krahasuar me dy fakultetet e mësipërme, përkatësisht 19 pedagogë. Përzgjedhja e pedagogëve të rinj është bërë nga komisionet e vlerësimit të ngritura sipas fakulteteve. Tre përfaqësues komisioni i ka nga departamenti ku do të pranohen pedagogët e rinj, një përfaqësues e ka të dekanatit dhe një të rektoratit.
Stafi
Trupës pedagogjike të Universitetit të Tiranës këtë vit akademik do t’u bashkëngjiten 160 pedagogë të rinj. Sipas kreut të UT-së, kjo shtesë pedagogësh bën që 20 për qind e stafit të shtohet dhe të rifreskohet. Për Kulen kjo është një sfidë e madhe që ka Universiteti i Tiranës për të rifreskuar dhe për të bërë pranime cilësore të stafit pedagogjik. Falë shtimit të numrit të pedagogëve në fakultete, në disa prej tyre do të dyfishohet stafi. Kështu, Fakulteti Juridik në Tiranë nga 30 pedagogë që ka pasur vitin e kaluar do të bëhet me 60 pedagogë. Të gjithë ata persona që kanë mbaruar doktoraturën jashtë ose kanë dhënë mësim në universitetet europiane do të pranohen në punë si pedagogë të shkollave të larta shqiptare pa konkurs. Shtimi i stafit pedagogjik pritet të mbyllë vakuume jo të vogla të stafit mësimdhënës në universitet. Nisur kjo edhe nga fluksi i madh i të rinjve që çdo vit regjistrohen në fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Klodiana Bani emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Matematikës
Ilda Dajçi emërohet punonjëse akademike në Departamentin e Informatikës

Emërohen punonjës mësimorë në Departamentin e Kimisë:
Dritan Topi
Efrosina Teli
Bujar Seiti

Emërohen punonjës mësimorë në Departamentin e Kimisë Industriale:
Hasime Manaj
Ismet Beqiri
Nereida Dalanaj

Emërohen punonjës mësimorë në Departamentin e Biologjisë:
Gëzim Kapedani
Marita Gjyrbavija

Fakulteti i Mjekësisë
Ariel Çomo emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Neurologji-Neurokirurgji-Psikiatrisë, Shërbimi Psikiatri

Majlinda Kokiçi emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Morfologjisë, grupi mësimor-shkencor i Histologjisë

Enkelejda Prifti emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë

Endrit Shehu emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Kirurgjisë Speciale

Ardid Duni emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Kirurgjisë, shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë

Teuta Dedej emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Laboratorëve

Pëllumb Piperaj emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Elda Kotorri dhe Irena Ndreu emërohen punonjëse akademike në Departamentin e Gjuhës Italiane

Admira Nushi dhe Viola Biti emërohen punonjëse akademike në Departamentin e Gjuhës Italiane për gjuhë spanjolle

Emërohen punonjës mësimorë në Departamentin e Gjuhës Angleze, në filialin e qytetit të Sarandës:

Pandora Teta
Entela Kushta
Vjollca Tabaku
Nejla Qafmolla
Manjola Nasi
Erjon Agolli
Anisa Agolli
Rozana Bela
Kristina Sheperi
Ermal Çomo
Sidita Hoxhiq
Jonida Petro
Alketa Pema

Emërohen punonjës mësimorë në Departamentin e Gjuhës Angleze, në filialin e qytetit të Sarandës:

Vasilika Rraku
Demir Kroi

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›