Prokura nga Qiproja, zbulohet firma që trafikonte armë në Afrikë
Në prokurën për Flutura Kolën ka nënshkruar dhe firma “Skysec Secretarial Limited”. Kjo firmë është listuar nga OKB-ja për trafik ndërkombëtar të armëve që në vitin 2001
Habjon Hasani
Në prokurën që autorizoi avokaten Flutura Kola të bënte blerjen fiktive të kompanisë “CROWN ACQUISITIONS”, në pronësi të Damir Fazlliçit, gjendet dhe emri i një firme, e cila rezulton e skeduar nga OKB-ja për trafikun ndërkombëtar të armëve. Kjo firmë quhet “SKYSEC SECREATARIAL LIMITED” dhe përfaqësuesja e saj e paraqitur në dokument me emrin Janula Markantoni ka nënshkruar në cilësinë e “firmës sekretare”. Në të majtë të dokumentit të lëshuar si prokurë ka nënshkruar për firmën blerëse “ALTARIA RESEARCH LIMITED” zonja Theano Kristofi, në cilësinë e një prej drejtoreshave të firmës. Por firma “SKYSEC SECRETARIAL LIMITED” rezulton e skeduar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që në vitin 2001, e implikuar në trafikun ndërkombëtar të armëve. Më tej, në vitin 2004, kjo firmë u përmend edhe nga qeveria bullgare, por edhe nga “Amnesty Internacional” për trafikimin e armëve. Megjithatë, raporti i OKB-së, i bërë në vitin 2001, e cilësonte firmën “SKYSEC SECRETARIAL LIMITED” si një firmë të “strukur”, e cila kontrollonte në mënyrë tërthore të tjera firma me rrënjët në Qipro, të cilat kishin çuar municione për forcat rebele të quajtura “Unita” në Afrikë, në kundërshtim me udhëzimet e OKB-së. Asokohe, në vitin 2001, vetë autoritetet qipriote konfirmuan për gazetën “Cyprus Mail” implikimin e kësaj firme, pas raportit të hartuar nga OKB-ja. Një investigim i mëvonshëm, i kryer nga gazetarë francezë në Qipro, pretendoi se pas kësaj firme fshihej trafikanti i famshëm rus, Viktor Bout. Zoti Bout është arrestuar në Tailandë vetëm 11 ditë para shpërthimit të Gërdecit. Në raporte ndërkombëtare, ndër të cilave dhe raporte të NATO-s, ai është përmendur për miqësinë e tij me Hasan Çengiç. Ky i fundit ka qenë ministër i Mbrojtjes në Bosnjë, ndërsa është shoqëruar në vitin 2003 së bashku me biznesmenin Damir Fazlliç, pasi autoritetet kishin informacione se këta dy persona kishin mundësuar fshehjen në Bosnjë të Milorad Ulemek (LEGIJA), i cili u shpall më vonë fajtor për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç.
”Firmë sekretare”
Por çfarë do të thotë të nënshkruash si një “firmë sekretare”?! Përgjigjja nuk mund të vinte veçse nga statuti i firmës blerëse “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Në pikën nr. 112 të statutit të kësaj kompanie theksohet se “asnjë person nuk emërohet ose kryen detyrën e tij si sekretar kur ai është drejtor i vetëm i shoqërisë”. Logjikisht i bie që nëse firma “ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka vetëm një drejtor, atëherë vetëm ky drejtor nuk mund të firmosë për llogari të firmës “SKYSEC”, të skeduar nga OKB-ja. Por nëse firma blerëse “ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka më shumë se një drejtor, atëherë një prej drejtorëve mund të nënshkruante si “sekretar” i kësaj firme. Nga një verifikim i dokumenteve zyrtare rezulton se firma blerëse “ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka dy drejtorë, e këta dy drejtorë përfaqësojnë nga 50 për qind të aksioneve.
Drejtorët ngatërrohen
Firma blerëse “ALTARIA RESEARCH LIMITED” është e përbërë nga dy kompani “bijëza”, të cilat quhen “AVOMAR LIMITED” dhe “AMERITO LIMITED”. Të dyja minikompanitë disponojnë nga 50 për qind të aksioneve. Në dokumentet e paraqitura nga kjo firmë këtu në Tiranë rezulton se drejtorë të saj janë zonjat Theano Kristofi (për AVOMAR LIMITED) dhe Ana Andreou (për AMERITO LIMITED). Por duket se asnjëra nga këto dy drejtoresha nuk ka firmosur në cilësinë e “firmës sekretare”, pasi firmosësja ka një emër tjetër, ajo quhet Janula Markantoni. Po kush janë këto tri femra që drejtojnë këtë kompani të interesuar për blerjen e një kompanie të Damir Fazlliçit në Shqipëri?! Përgjigjja vjen sërish nga statuti i kompanisë. Në pikën 108 të statutit të firmës “ALTARIA RESEARCH LIMITED” flitet për ata që kjo firmë i ka përcaktuar si “drejtorët alternativë”. Sipas kësaj pike të statutit, drejtorët e vërtetë të firmës mund të vendosin në çdo moment disa të ashtuquajtur “drejtorë alternativë”, që mund të firmosin për llogari të tyre. Rezultati: një lëmsh i vërtetë, gjurmët zhduken, pronarët e vërtetë janë pas perdes. Në bazë të statutit që vetë ata kanë miratuar, iu lind e drejta që për të bërë prokurën për avokaten Kola, mund të autorizojnë dhe tri zonja të tjera kundrejt pagesës, që mund të jenë në jetën e përditshme banakiere apo shitëse supermarketi.
STATUTI I KOMPANISË “ALTARIA RESEARCH LIMITED”
DREJTORËT ALTERNATIVË
108
(a) Secili drejtor ka autoritetin, herë pas here, për të emëruar një drejtor tjetër apo secilin person, i cili nuk është drejtor për të vepruar si drejtori i tij alternativ dhe sipas diskrecionit të tij ta shkarkojë një drejtor të tillë alternativ.
(c) Një person mund të veprojë si drejtor alternativ për më shumë se një drejtor dhe ndërsa ai është duke kryer këtë detyrë, ka të drejtë për një votë të veçantë për secilin drejtor që përfaqëson dhe nëse ai vetë është një drejtor. Vota ose votat e tij si drejtor alternativ konsiderohen si vota që i shtohen votës së tij.
(d) Cilido emërim ose shkarkim mund të bëhet me anë të faksit, telegramit, apo radiogramës, ose në çdo lloj mënyre tjetër siç miratohet nga drejtorët......
(f) Një drejtor nuk është përgjegjës për veprimet dhe pakujdesitë e cilitdo drejtori alternativ të caktuar prej tij.
SEKRETARI
112
Sekretari emërohet nga drejtorët për një periudhë të atillë kohore, me pagesë ose kushte të atilla, ashtu siç ata e mendojnë të përshtatshme dhe cilido sekretar i emëruar në mënyrë të tillë mund të shkarkohet prej tyre.
113
(a) Asnjë person nuk emërohet ose kryen detyrën e tij si sekretar kur ai është: drejtor i vetëm i shoqërisë ose:
(b) Një korporatë drejtori i vetëm i së cilës është i vetmi drejtor i shoqërisë, ose:
(c) Drejtori i vetëm i një korporate, i cili është drejtori i vetëm i shoqërisë.
114
Një dispozitë e ligjit ose këtyre rregulloreve, që kërkon ose autorizon që diçka të bëhet nga drejtori apo t’i bëhet atij dhe sekretarit, nuk përmbushet nga bërja e kësaj nga i njëjti person, apo drejt të njëjtit person i cili kryen detyrën si drejtor dhe si në vend të sekretarit.
VULA
115
Drejtorët të garantojnë ruajtjen në një vend të sigurt të vulës, e cila përdoret nga autoriteti i drejtorëve apo i një komiteti të drejtorëve të caktuar nga drejtorët për atë çështje dhe për cilindo mjet për të cilin vula është vendosur, të nënshkruhet nga një drejtor dhe bashkë - nënshkruhet nga sekretari ose një drejtor i dytë ose nga një person i tretë i caktuar nga drejtorët për këtë qëllim.
7 Tetor 2008