Arsimi i Lartë përballë dilemave
“Ubi socisets, ibi ius”, “Atje ku ka shoqëri, atje ka ligje”, (Thënie latine)
Këto ditë gazeta “Albania” dhe “Instituti i Sociologjisë” kanë hapur debati, në lidhje me një nga fushat më të rëndësishme të jetës sonë sociale, pikërisht me arsimin. Së pari, si moderatore, dua të falënderoj të gjithë ata intelektualë që gjetën kohën dhe ndanë me lexuesit mendimet rreth arsimit shqiptar. Kjo, njëkohësisht, krijon edhe traditën e shumë-munguar të shoqërisë intelektuale shqiptare, rreth debateve konstruktive për tema të mëdha që kanë lidhje me të ardhmen e kombit.
Debati i munguar
Natyrisht që debati është i hapur dhe mirëpret të gjithë ata qytetarë dhe intelektualë që si moto në jetën e tyre kanë thënien e presidentit amerikanë, Xhon Kenedi, i cili iu drejtua në një nga fjalimet e tij elektoratit me thënien: “Nuk ka rëndësi çfarë bën Amerika për ty, po ka rëndësi çfarë bënë ti për Amerikën”. Ajo që më nxiti të shkruaj, përveç detyrës si moderatore, është fakti se teksa po monitoroja gazetat këtë javë, vërejta me kënaqësi që temën tonë të debatit e kanë bërë të tyre edhe shumë gazeta si motra dhe kjo tregon që ky problem që ngremë ne sot është jo vetëm bashkëkohorë, por edhe mjaft i rëndësishëm në ditët që jetojmë. Natyrisht, kjo lidhet me shumë faktorë psiko-social, të cilat unë sot nuk dua ti cek në shkrimin tim. Ajo që më ngacmoi për të vijuar shkrimin tim ishte biseda me disa mikesha dhe miq, një ditë më parë, teksa gjerbnim një kafe për eficiencën e universiteteve tona.
Dilemat për arsimin
Pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri akademik. Natyrisht, përpara këtij realiteti shumëkush që gjendet në auditore, si studentë, ashtu edhe pedagogët apo prindërit e tyre, janë përpara dilemave të mëdha. Një grup është i interesuar sesi do të jetë cilësia e universiteteve; grupi i pedagogëve është ende në dilemë sesi mund të bëhen programet sa më atraktive dhe njëkohësisht dikasteret e arsimit që janë në trysninë e shtimit të një rruge sa më të qartë drejt standardizimit të universiteteve tona. Një sërë problemesh të mbartura, një sërë mendimesh Pro dhe Kundra, po ajo që të tërheq më shumë vëmendjen është fakti se si do të jetë shoqëria e nesërme; teorikisht e arsimuar dhe praktikisht e paaftë; pra thënë ndryshe, - një diplomë apo master, por jo eficient?
Shoqëri e diplomuar, po jo e mirë-arsimuar? Apo një shoqëri, ku sistemi i standardizimit fillon pikërisht me mirë-arsimim, si një proces, ku komponentët e saj më të rëndësishëm janë lidhja e teorisë më eksperienca e praktikat mësimore? Dhe mbi të gjitha, si “Shpata e Demokleut”, qëndron edhe thënia “ Do të hapet apo jo universitet në ditën e caktuar???”
Alternativat
Diskutimi vazhdon gjatë dhe ngjall debate, të cilat janë bërë mjaft interesante. Secili tregon eksperiencat e tij. Gjatë diskutimit me kolegen time, po i tregoja për departamentin e ri të psikologjisë dhe sociologjisë që këtë vit është hapur në universitetin privat ku unë punoj. Në mënyrë shumë spontane dhe tërësisht të sinqertë ajo më pyeti se ku i shoh pikat e forta të këtij departamenti të ri. Ajo që mendova të shtroj në këtë shkrim është pikërisht kjo gjë; sot shoqëria shqiptare është bërë më e hapur drejt arsimit universitar dhe tregu; qoftë ai shtetëror, apo ai privat, po bëhet çdo ditë e më shumë një treg i lakmueshëm për arsimimin e të rinjve. Nga këndvështrimi social kjo është një pikë e fortë që meriton vlerësim, si për ata që tentojnë dhe kontribuojnë në këtë fushë, ashtu edhe për popullsinë arsimdashëse shqiptare, e cila shkollën e shikon si një cikël të domosdoshëm në formimin e fëmijëve, dhe aq më tepër të shoqërisë. Edhe zhurmnaja që bëhen për arsimin e lartë, sidomos atë privat, janë pozitive, pasi shtrojnë për diskutim pikat e forta dhe të dobëta, përgatisin standardin e konkurrencës, që është një nga mjete më të nevojshme dhe më të domosdoshme në një shoqëri demokratike.
Natyrisht, kjo e bënë shoqërinë më qytetare dhe njëkohësisht ul ndjeshëm shkallën e dhunës, pasi një shoqëri e mirë-arsimuar është një shoqëri më shumë progresiste, mendje-hapur dhe më pak violente. Deri këtu, jemi në rregull. Po, problemi që më ngriti kolegia ime është se sa realisht po ndërtojmë një sistem të Arsimit të Lartë me standarde dhe me parametra që ta ndihmojnë dhe ta orientojnë drejt individit. Sigurisht, këtu qëndron forca e modeleve dhe rezultatet janë pozitive nëse do të adoptojmë modele efikase. Dhe për të ilustruar mendimin tim, e çova më tej. Është shumë e rëndësishme që në nisje të vendosen standardet e Arsimit të Lartë. Nëse në një degë, si dega e lartpërmenduar, ti që në fillim do ta kesh të qartë se çfarë do të ndërtosh, përveç programit mësimor të ndërtuar mbi bazën e moduleve dhe të krediteve, do të kesh pranë tij një qendër shkencore, e cila të ndihmon në kërkimin dhe hulumtimin e asistencës dhe produktit shkencor, e më pas, tërë këtë informacion, në formën e një zinxhiri, do ta bësh të aftë që ta aplikohet në qendrat këshilluese, klinike, në mënyrë që rastet teorike, t’i bësh të trajtohen edhe praktikisht, ti ke për të arritur që të realizosh produktin më të mirë, duke nxjerrë jo vetëm një individ, në rastin konkret studentin, të aftë teorikisht, po edhe praktikisht, me një eksperiencë, e cila do ta ndihmojë për t’u aftësuar në tregun e punës. Natyisht, këtë më mirë se kushdo, tani po e ofrojnë dhe realizojnë dhe duhet ta realizojnë universitete private. Sigurisht, kjo realizon edhe misioni e universitetit, duke mos e lënë këtë të fundit në udhëkryqin e padijes.
*Autorja e shkrimit është nënkryetare e Instituti të Sociologjisë dhe shefe e Departamentit të Sociologjisë dhe Psikologjisë në Universitetin “Kristal”
5 Tetor 2008