Dokumenti, pas firmës qipriote fshihet grupi serb “RUDNAP”
Kompania ”ALTARIA” krijoi në vitin 2007 në Kroaci “RUDNAP ENERGIJA d.o.o”. Lidhjet me RUDNAP ekzistojnë dhe në Austri, me përfaqësues të dyfishtë
Habjon Hasani
Në regjistrin shtetëror të regjistrimit të firmave në Zagreb të Kroacisë rezulton se firma ”ALTARIA RESEARCH LIMITED” ka krijuar më 19 nëntor të vitit 2007 firmën ”RUDNAP ENERGIJA d.o.o”. Gazeta ”Albania” disponon dokumente të marra në burime zyrtare kroate, të cilat saktësojnë se kompania e re e krijuar në Kroaci (nga firma që dy muaj më parë kishte blerë gjoja kompaninë e Damir Fazlliçit në Shqipëri) është regjistruar në regjistrin tregtar kroat me NIPT-in: Tt-07/13527-2, me numër regjistri 080632088. Sipas të dhënave shtetërore kroate, firma kishte për qëllim operimin në tregun energjetik, negocimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Por lidhja vazhdon edhe në Vjenë, ku pikërisht i njëjti përfaqësues i firmës serbe ”RUDNAP” bën dhe përfaqësuesin e kësaj firme për llogari të firmës ”ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Më konkretisht, bëhet fjalë për zotin Aleksandër Lupsiç, i cili përfaqëson grupin “RUDNAP” në Vjenë, por njëkohësisht ka regjistruar në entet e biznesit edhe origjinën e ”RUDNAP”-it në Vjenë, duke përcaktuar si adresë themelore adresën: Nikozije, Cipar, Nikozija, Irakli, 2, Egkomi, P. C. 2413. Identike me adresën e firmës ”ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Vetëm se zoti Lupsiç preferon ta quajë ”ALTAVIA RESEARCH LIMITED” firmën në shpalljet publike që bën në bursa apo në faqet elektronike.
Grupi i grupeve
Në kërkim të origjinës së grupit ”RUDNAP” mësojmë se ky grup është krijuar që në vitin 1923. Derisa Josif Bros Tito mori pushtetin, firma modeste ”RUDNAP” përfaqësonte një sipërmarrje normale pa ndonjë peshë të veçantë. Por me ardhjen e Titos në krye të Jugosllavisë kjo firmë filloi ngritjen e saj pak e nga pak. Në Serbi ”RUDNAP” është përshkruar nga disa gazetarë investigativë si ”kasaforta e të gjashtëve”. Sipas këtyre gazetarëve, ”të gjashtët” nuk janë gjë tjetër veçse zyrtarët më të pasur të Jugosllavisë, që me kalimin e kohës filluan të zgjeronin numrin e aksionarëve, të cilët gjithashtu ishin personalitete politike të ish-Konfederatës. Në fillim të viteve ‘90 trazirat në ish-Konfederatën Jugosllave sollën një çarje të madhe dhe copëzimin e saj, por RUDNAP-i nuk tutej. Edhe në ditët më të errëta dhe më armiqësore mes Serbisë dhe Kroacisë, mes Serbisë dhe Bosnjës, mes Serbisë dhe Kosovës, kjo firmë, pikërisht në kohërat më të nxehta, ka ditur të operojë dhe të bëjë e qetë biznes në vendet e konfliktuara. Duket sikur RUDNAP përfaqëson një aset strategjik të pellgut të ish-Jugosllavisë.
Loja vazhdon
Në kohën e regjimit të Slloodan Milosheviçit kontrolli mbi RUDNAP u shtua dhe më shumë. Firma u kthye për 11 vite me radhë në një aset gati të shpallur të kastës udhëheqëse. Madje në këtë kohë filloi shtrirja e saj edhe në Azi. Zyrtarisht RUDNAP pretendon se operon vetëm në sektorin e tregtimit të energjisë, përpunimit dhe shitjes së metaleve dhe pasurive të paluajtshme. Filialet janë gjithandej, por bordi i drejtuesve mblidhet vetëm në Beograd, në një kullë moderne shumëkatëshe nga ku drejtohen operacionet dhe merren vendimet për drejtimin e të gjitha filialeve të kësaj firme.
7 Tetor 2008