Brenda vilës në autostradë kapen 5 makina të vjedhura
30/04/2009 Operacioni në rrugën Tiranë-Durrës
TIRANE- Antitrafikët e policisë së Tiranës sekuestrojnë 5 automjete, të cilat dyshohet se janë vjedhur jashtë shtetit, ndërsa çojnë në qeli pronarin e tyre shtetasin Perjet Abazi. Mësohet se operacioni për ndalimin e tij u zhvillua në orët e para të ditës së djeshme ku efektivët e policisë së Tiranës kanë kryer shoqërimin e 42-vjeçarit Perjet Abazi pasi në ambientet e parkingut të tij që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në fshatin Yrshek, u gjetën dhe u bllokuan pesë automjete të dyshuara të vjedhura dhe të trafikuara nga shtete të tjera për në drejtim të Shqipërisë. Burime nga policia thanë se kishin siguruar informacione në rrugë operative për automjetet e vjedhura ndaj dhe agjentët e antitrafikëve nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe zbuluar origjinën reale të automjeteve luksoze. Sipas të njëjta burimeve në parkingun, pronë e Abazit u gjet automjeti Fuoristradë, tip- BMW X5, me targë TR 5251 I, automjeti furgon, tip-Benz Sprinter, pa targa, automjeti tip-Benz 320, me targë SRU 731, automjeti Fuoristradë, tip-Nisan Petrol, me targë TR 7240 G dhe automjeti tip-Benz ML, me targë DF 646 EL. Të pesta këto mjete dyshohen se janë vjedhur kryesisht në shtetin italian dhe gjerman dhe më pas mendohet se janë trafikuar në drejtim të Shqipërisë nga personi i arrestuar Perjet Abazi. Ndërkohë nga hetimet paraprake të kryera nga specialistët e antitrafikëve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, mësohet se të gjitha automjetet që trafikoheshin nga 42-vjeçari nga Tirana u shiteshin personave të ndryshëm me çmime të konsiderueshme. Për sqarimin e rrethanave të ngjarjes është marrë në pyetje shtetasi i ndaluar, i cili ka deklaruar para ekspertëve hetimore se automjetet i blinte në vendet të Evropës dhe më pas i sillte në Shqipëri për t’i shitur. Ndërkohë, aktualisht nga specialistët e antitrafikëve po vazhdon puna hetimore mbi verifikimin e plotë të këtyre automjeteve, origjinën e tyre si dhe dokumentacionin përkatës. Ndaj Pejet Abasit ka nisur ndjekja penale, për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”.
Makinat e vjedhura
Fuoristradë, tip “BMW X5”
Furgon, tip “Benz Sprinter”
“Benz Mercedes 320”
Fuoristradë, tip “Nisan Petrol”
Fuoristrade “Benz mercedes ML”